ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Firmoset peticioni kundër “Kombësisë”

39

Një nismë për të mbledhur 20 mijë firma nga qytetarët e mbarë vendit, për të kërkuar shfuqizimin e “Kombësisë” nga ligji për gjendjen civile, startoi dje nga Vlora. Në Sheshin e Flamurit u mblodhën organizata dhe shoqata të ndryshme, pasi sipas përfaqësuesve të tyre “vlonjatët dhe populli shqiptar nuk janë dakord me gjithçka që deformon shtetin shqiptar”. Një aktivitet i rëndësishëm është vlerësuar ky për “Aleanca kuq e zi-jo regjistrimit etnik dhe fetar”. I ftuar në një takim të organizuar në Vlorë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha se “Është vlerësuar si çështje shumë e rëndësishme. Këta përfaqësues nga gjithë Shqipëria kanë marrë një nismë ligjore historike, unike  për vendin. Më vjen mirë që nuk po realizohet për çështje politike, por për interesat e shtetit”. Spahiu deklaroi dje se tashmë “kupa është mbushur dhe ka ardhur një moment që duhet të  flasim. Dhe askush nuk mund të na ndalojë”. Sipas tij, është  rrezik i madh nëse regjistrimi i popullsisë shtrohet në një  plebishit mbi baza etnike dhe fetare. “Ata që mbrojnë këtë regjistrim mbi vetëdeklarimin, nuk bëjnë gjë tjetër veçse kërcënojnë sigurinë kombëtare”.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen