ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Fier – Qindra persona i janë përgjigjur thirrjes së Aleancës Kuqezi

14

Kërkesa për ndryshimin e ligjit të gjendjes civile dhe që kundërshton regjistrimin në bazë etnike dhe fetare të popullsisë, është firmosur edhe në qytetin e Fierit.

Qindra persona i janë përgjigjur thirrjes së Aleancës Kuqezi.

Më pas disa shoqata në bashkëpunim me Aleancën Kuqezi kanë mbajtur një konferencë në ambjentet e teatrit “Bylis”.

“Identiteti kombëtar dhe bashkëjetesa paqësore të cilat rrezikojnë fortë për shkak të një regjistrimi etnik dhe fetar. Për këto arsye do t’i kërkoja Aleancës Kuqezi në të cilën janë bashkuar dhjetra intelektualë, qytetarë, studentë, nga e gjithë Shqipëria të kenë një slogan, një parim të vetëm: Shqipëria mbi të gjitha”, është shprehur nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe historiani Pëllumb Xhufi, i cili ka trajtuar çështjen e minoriteteve.

“Çuditërisht është Greqia një shtet i cili ndërsa para luftës së dytë botërore njihte minoritetet, sot nuk i njeh fare. Kritikohet çdo vit nga Këshilli i Evropës sepse nuk ka nënshkruar Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Minoritetet. Greqia është një vend i rrallë i cili vazhdon me konceptet bizantine, otomane, nuk njeh minoritetet. Ajo thotë: ‘Kush është i krishterë, është grek’. Kjo jo vetëm në Greqi, por është edhe jashtë Greqisë, pra edhe në Shqipëri”, tha Xhufi.

Kërkesa e Aleancës Kuqezi pritet t’i paraqitet së shpejti parlamentit bashkë me 20 mijë firmat e mbledhura.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen