ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Europa demokratike nuk pranon revanshizmin, ndaj i themi ndal revanshizmit “Vorioepirot” ne Shqiperi

7

Prof. Dr. Adem Mezini, shkruan 19 vjet me pare

Europa demokratike nuk pranon revanshizmin, ndaj i themi ndal revanshizmit “Vorioepirot” ne Shqiperi

Somario

Gabohen rende ata zoterinj qe mendojne se “Shqiperia tani eshte e dobwt dhe me tw mund te besh ç’te duash”. Populli shqiptar, sado halle qe ka do te godase pa meshire doren e zeze te revanshizmit vorioepirot.

Gabohen rende ata politikane  qe miqesine shqiptaro-greke e konceptojnw jo si miqesi mes te barabartesh, qe presupozon respekt dhe bashkepunim mbi baza barazie, por si nje instrument qe greket te diktojne dhe shqiptaret te binden.

Mos harroni zoterinj se Europa demokratike nuk pranon revanshizmin. Ne Europen e bashkuar demokratike çdo popull ka vendin, hapesiren, kulturen dhe dinjitetin e tij. Kush nuk i njeh apo keqinterpreton keto, nuk ka kuptuar si duhet as Aktin e Helsinkit dhe as Karten e Parisit. Shqiptaret ne çdo rast dine te mbrojne me çdo mjet identitetin dhe dinjitetin e tyre nacional.

Klima e nxehte e krijuar ne vendin tone nga lufta e forcave politike, varferia ekonomiko-financiare, paralizimi i ekonomise dhe pasiviteti i çuditshwm i organeve te larta shteterore, kane krijuar teren te favorshem qe forca te caktuara antishqiptare te aktivizohen gjithnje e me shume, dhe hapur, te bejne thirrje deri ne copetimin e Shqiperise. Eshte per te ardhur keq, por edhe partite politike brenda vendit, me teper i kuhstojne vemendje pozicioneve perballe njera – tjetres dhe vetem ne forma te pergjithshme deklarative shprehen per çeshtjen kombetare.

Duket sikur politikaneve partiake u jane errur syte, nuk i kushtojne vemwndjen e duhur gjithe faktorwve antikombetare dhe po i kalojne shpejt dhe lehte vetem me deklarata formale aktet antikombetare qe tirren ne qarqe te caktuara ne Beograd e Athine. eshte e vertete qe vellezerit tanw shqiptare matane kufirit janw ne vijen e pare te ndeshjes me pushtuesit serbosllave. Ata me guxim, me urtesi, me vendosmeri kane perballuar situate teper kritike, kane shmamgur provokacionet serbe dhe çeshtjen e Kosoves dhe te territoreve te tyre te banuara nga shqiptaret ne ish Jugosllavine federative, e kane nderkombetarizuar ne nje shkalle te tille, saqe Europa dhe SHBA, shpejt apo vone, do te prononcohen per çeshtjen e tyre te drejte.

Shpallja e Republikes se Kosoves, vendimi per ta shnderruar ate ne shtet te pavarur e sovran, referendumet popullore per autonomine krahinore te teritoreve te banuara nga shqiptaret, perbejne nje fitore te madhe historike per çeshtjen kombetare shqiptare. Pra, pare ne teresi, shqiptaret ndaj revanshit serb kane qene, jane dhe do te jene gjithnje vigjilente.

Po ndaj reaksionit grek ç’qendrim kemi mbajtur dhe mbajme? Qofshim te gabuar, por me siguri, nuk ka qene dhe s’eshte i njejti sens. Ketu ndikojne ende gjurme te diplomacise se vjeter mediokre moniste, se gjoja vendi s’mund te vihet “midis dy zjarresh”. Ndikon prania e mbi 100 mijw shtetasve tane qe jetojnw ne Greqi, si emigrante, qe punojne atje, per te siguruar te ardhura per vete e per familjet e tyre tw rrenuara nga politika e socializmit totalitar. Keta jane faktore te pwrgjithshem, por ka dhe faktore dhe interesa familjare dhe personale. Duket sikur jo me sarandioti dhe gjirokastriti, por edhe tiranasi dhe shkodrani kanw interesa dhe janw tw lidhur me shumw fije me Greqine. Shume vetave interesi material, blerja e ca plaçkave, grumbullimi i dhrahmive per t’i shkwmbyer ne tregun e zi, i shtyn drejt pragmatizmit te perditshwm. Ka te tjere qe i shpien dhe i rregullojnw me specializime femijet e tyre ne Greqi. Po keshtu ka dhe tw tjere, qe kane filluar krushqi me greket apo qe pleqte apo vjehrren a vjehrrin e tyre i kane lene te banojne ne qytete te ndryshme te Greqise etj.

Keto jane fenomene te natyrshme, ku populli grek po ndihmon ne nje fare menyre popullin tone, qofte edhe nepermjet kwtyre dukurive Por revashizmi vorioepirot drejt Shqiperise as ka qene dhe as eshte hipotetik.

Kush e harron apo e nenvlefteson, dashur pa dashur demton çeshtjen kombetare. Idhetare te “megalidhese” gjate gjithe shekullit tone kane qene jo vetem ne Greqi, por jane perpjekur te shtrijne doren e tyre te zeze drejt Shqiperise. As me shume dhe as mepak, ata kane patur dhe kane pretendime teritoriale mbi vendin tone, deri ne Shkumbin, duke indetifikuar çdo ortodoks shqiptare me etnine greke.

Eshte per te ardhur keq, por eshte e vertete, qe keto qarqe revanshiste shpesh I kane dhene vulen qendrimeve te personaliteteve zyrtare greke. Keto nuk i perkasin vetem te kaluares, por i gjen edhe sot.Mesa duket gjendja e veshtire ne Shqiperia i shtyn politikanet driteshkurter te Athines, te leshojne here pas here zwra shtrigash, per copetimin e Shqiperise. Kushdo qe do te ndalet  sadopak ne ecurine e marerdhenieve greko-shqiptare, ne dy vitet e fundit, nuk mund te mos konstatoje ndikimjn dhe doren revanshiste vorioepirote. Ka shume fakte per kete, per te cilat qeveria greke duhet te pergjigjet.

Le te citojme disa prej tyre. C’qendrim mbajten titullaret shteterore greke ndaj sillogut tw Vorioepirit, para gati dy vjetesh? Nuk e dinin ata se atje u bw hapur thirjje, qe me tej kongresi iardhshem i ketij sillogu te behej ne teritorin shqiptar? Po hartat e Vorioepirit, qe per miopine e organeve tona shteterore, perhapjen e tyre ne Jug, ku stampohen? C’donin ushtaraket greke bashke me ndihmat ne Sarande? Si ta kuptosh deklaraten e Bezhanit, per ratifikim kufijsh dhe bashkimin e Vorioepirit me Greqine? Ku u shtyp trakti i fundit  revanshist i firmosur  nga Sebastianos, qe meson se per ke duhet votuar ne Shqiperi? Mesa duket ky djall me veladon, siç ka veshjen ka dhe shpirtin dhe vuan nga nje alergji antishqiptare e rrenjosur ne qarqe te caktuara ne Greqi. Ai dhe ata qw e pasojne me sa duket nuk merren me punet e shpirtit, por shohin endwrra ne diell dhe projektojne se si mund ta kalojne diten nw Sarandw, Gjirokastwr e Korçw.

Aktet e rrugaçerise apo dhe krimet e kryera nga emigrante shqiptare ne Greqi, jane te denueshme dhe askush ne opinionin demokratik shqiptar as i ka justifikuar dhe as i justifikon ata. Krimineli ne çdo shtet demokratik eshte kriminel dhe duhet goditur ashper. Por si ta shpjegosh qendrimin e qeverise greke qe me heshtjen e saj ndihmoi operacionin famekeq “Fshesa” dhe pa asnje sens realizmi, organet policore dhe ushtarake greke, filluan krime nga me te perbindshme kunder shqiptareve. I fyenin, i poshteronin, i çnderonin dhe puna arriti deri nw djegien me napalm. Ai i pranon kwto qwndrime opinioni demagogjik grek? Vallw e harruan ne Greqi, se si u sollen shqiptaret me refugjatet greke qe erdhen ne Shqiperi pas Luftes Civile te viteve 1945-1949? C’vlerw kanw deklaratat formale tw ndonje personaliteti grek, se ne jemi per miqesi e bashkepunim me shqiptaret, kur mesa duket revanshistet vorioepirote gjejne mbeshtetje edhe ne dikasteret zyrtare te Athines.

Gabohen rende ata zoterinj qe mendojne se “Shqiperia tani eshte e dobet dhe me te mund te besh ç’te duash”. Populli shqiptar, sado halle qe ka do tw godase pa meshire doren e zeze te revanshizmit vorioepirot. Gabohen rwndw ata politikanw  qw miqwsinw shqiptaro-greke e konceptojnw jo si miqwsi mes te barabartwsh, qw presupozon respekt dhe bashkwpunim mbi baza barazie, por si njw instrument qe greket te diktojne dhe shqiptaret te binden.

Gabohen rende ata, qe çeshtjen çame e shikojne si çwshtje konjukturale. Ajo do te mbetet gjithnje ne plan te pare, derisa te zgjidhet sipas parimeve te KSBE. Te pafytyre jane ata qe per hir te pese plaçkave mohojne idealin e dinjitetin kombetar dhe behen ure e te huajeve.

Shqiptaret, pavaresisht nga bindjet politike, mbi çdo gje kane vene dhe do te vene gjithmone çeshtjen kombetare, idealin kombetar. Ata miqwsisw i pwrgjigjen me miqwsi, por dinw te dallojne te stigmatizojne dhe kur duhet dhe të godasin ata qw spekullojnw me miqwsinw dhe fqinjësine e mire midis dy popujve. Eshtë koha që forcat demokratike në Greqi t’u tregojnë vendin dhe t’u mbyllin çdo shteg veprimeve revanshiste vorioepirote.

Mos harroni zoterinj se Europa demokratike nuk pranon revanshizmin. Në Europën e bashkuar demokratike çdo popull ka vendin, hapesiren, kulturen dhe dinjitetin e tij. Kush nuk i njeh apo keqinterpreton kwto, nuk ka kuptuar si duhet as Aktin e Helsinkit dhe as Kartwn e Parisit. Shqiptaret ne çdo rast dine te mbrojne me çdo mjet identitetin dhe dinjitetin e tyre nacional.

Marrw nga Gazeta “Pasqyra”, 3 prill 1992

Njeriu beson më shumë atë që shikon

As Korça nuk wshtw greke dhe as wndwrrat nuk mund t’i shohim greqisht

Teodor Laço, shkrimtar

Duke e çmuar këtë thënie si një nga urtësitë më të vyera të shoqërisë njerëzore, në këto ditë kur pas një deklarate arrogante të konsullit grek në Korçë, ka një sensibilizim të mirëpritur të opinionit intelektual kundër fosileve të një mendësie që fle dhe zgjohet me fjalwt: të Korçës “greke”, mendova se disa nga rastet e ndeshjes sime me këto mendësi, do tw ishin tw vlefshme pwr gjithw qytetarwt sqhiptarw.

1. Si t’ia bëjmë që ëndërrat mos i shohim shqip?

Fshati im Dardha e Korçës, ndodhet jo më larg se 5-6 kilometra nga kufiri grek. Ka qënë një fshat historikisht ortodoks, madje sipas gojdhënave, është themeluar rreth fundit të shekullit të 17-të nga ata që kundërshtoonin ndryshimin e fesë. Sipas Enciklopedisë greke Pirsos, vëllimi 10, ai përcaaktohet si “fshat shqiptar në veri të Kosturit. Shkolla greqisht është hapur në viitin 1773. ”Shkolla të tilla janë hapur më vonë edhe në pak fshatra të tjera të zonës së Devollit. Deri në vitin 1917, kur u hap shkolla shqipe, në periudhën e shkurtër te Republiksë Autonome të Koçës që shpalli Themistokli Gërmenji. Për rreth 150 vjet, dardharët mësonin greqisht por…vazhdonin me kokëforrtësii  që fëmijve që në djep dhe vetë deri në frymën e fundit, të flisnin shqip. Greqishtja iu duhej pak a shumë siç iu lypset shkollarëve të sotëm anglishtja. Sepse shqipja ende nuk shkruhej dhe dardharët e mij, përveç që iu duhej ajo gjuhë se pse si druvarë me nam (jo qymyrxhinj) ata kishin “pushtuar”me sharrat e tyre me ujë, më të mirat për kohën, gjithë pyjjet e Greqisë Verioore ku pregatisnin qereste për kantieret e anijeveve dhe deri tek drutë e zjarrit. Nuk mund të quheshim mërgimtarë, sepse gjatë dimrit ktheheshin pranë grave e fëmijve të tyre. Ishin fise zanatçinjsh sezonalë. Gjyshi im që quhej Todo si unë, e kishte sharrën në Karafer, siç quhej në kohën e perandorisë osmane Veria e sotme. Pas një puntorët mëditës maqedonas,  ia rrëmbyen të dy djemtë. Në pyllin ku i mbanin lidhur, im atë që ishte vetëm 16 vjeç, arriti t’iu ikë gjatë natës kurse vëllai sharrën dhe u kthye . Ndërkohë, koha e sharrave dardhare në Grepi po perëndonte. ’’Sopata” proverbiale e dardharit s’ishe më punë . Ishte hapur kurbeti i Amrikës që brenda 30 vjetësh, nga një fshat me rreth 1500 frymë, e rrudhi atë në 500 frymë. Por është pak të thuhet se dardharëve dhe fqinjëve të tyre në Sinicë e Qytezë, greqishtja iu duhej vetëm si gjuhë për profesionet e tyre. Ishte shumë më tepër se kaq. Shkollën ata e donin, greqishtja ishte  gjuhë e  kulturës kurse mësuesit e saj, midis të cilëve ka  bërë emër Isidor Glozheni(paraardhës i familjes së mirënjohur për tre breza të mjekëve me këtë mbiemër)ishin po nga Dardha, të mësuar në Zosimea apo gjetiu. . Megjithse në shkollë iu mësonin fëmijve “allfavita”, në shtëpi, në kishë,  në kafene vazhdonin t’a mbanin të pastër shqipen e tyre, me ato trajtat kl dhe gl (klishë, gluhë etj. }të ngjashme me dialektin që flitej në Kaoni apo Camërinë  e sotme. Prej Sulit të saj e kishin prejardhjen disa fise të fshatit. Gojë më gojë, tregojnë se njeriu më i zemëruar nga kjo “kokëfortësi”gjuhësore, ishte dhespoti i  Kosturit apo i Kastorias siç e quajne ata qytetin e famshëm për prodhimin e peliçeve, dioqezë prej së cilës varej kisha e Dardhës. Të mos harrojmë se kjo ndodhte në kohën kur Greqia e Veriut si dhe Shqipëria ishin nën perandorinë osmane. Përvit, më 15 gusht, për festën e Shën Mërisë,  dhespoti vinte e meshonte në kishën e Shën Gjergjit dhe përvit, iu thoshte burrave të fshatit. të njëjtat fjalë: ”Sa`herë iu kam porositur të hiqni dorë nga kjo gjuhë e mallkuar dhe të flisni në gjuhën e perëndisë, në greqisht?”Atëhere plaku Makri Vishnja,  një burrë vigan që qe kryeplak sa ish i gjallë, i pati thënë: ”Mirë e ke Hirësi, po s’i t’ia bëjmë që ëndërrat i shohim shqip? E bën dot që edhe ato t’i shohim greqisht? ”Kjo përgjigje e thekur, me një ironi të hidhur, i pat djegur keq dhespotit dhe ai i pati nëmur “plaçi në vend kur s’doni të bëheni njerëz!”

2. ”Ushtria greke çliroi qytetin e saj…”

Ishte një synim i shprehur qartë. ”Sot më datën 22 nëntor 1940,  ushtria greke çliroi qyetin e saj të Korçës”Kështu fillonte komunikata që komandanti i  garnizonit që mbeti në qytet, iu kërkoi t’a firmosnin këshilltarëve të Bashkisë, të zgjedhur në vitin 1938. Kishte ndodhur kështu:Pas rreth tri javë nga sulmi italian kundër Greqisë, sulm që nga trupat tokësore u bë nga territori ynë, grekët arritën t’a stabilizojnë frontin e jugut në brigjet e lumit Kalamas dhe u hodhën në mësymje në zonën verilindore, në Korçë e Kolonjë, ku terreni malor ishte në favor të tyre. Brenda një jave, fronti italian u thye dhe grekët u gjendën në portat e Korçës. Italianët u tërhoqën drejt zonës malore të Pogradecit dhe në lartësitëe Ostrovicës. Grekët hynë në qytet dy ditë pas tërheqjes së italianëve, çka duket se e la të pakënaqur komandën e tyre, meqë  s’pati ndonjë informator që ti njoftonte se në qytet nuk kishte trupa. Në dy ditët e mbetura pa pushtet, këshilltarët e Bashkisë,  morën në dorë mbajtjen e rregullit në qytet. Sapo u vendos komanda  e garnizonit, komandanti i saj nënkoloneli Theodhoraqis i mblodhi këshilltarët dhe u  kërkoi të firmosnin bashkarisht komunikatën që e citova. Këshilltarët kundërshtuam prerë. ”Që kur u bë Korça qyteti juaj? Tre vjet më parë, në festimet e 25 vjetorit të pavarësisë, konsulli juaj na përshëndeti, ( dhe ç’konsull paske qënë ai!Seferisi, poet  që mori Nobel!Sigurisht, kishte një minus:xhupin)Pra pavarësia ishte festë edhe e qyteit tonë. Ne mund t’a firmosim, por  pa atë perëmrin “e saj”. thjesht, çliroi qyetetin e Korçës, meqë fashizmin e kemi armik të përbashkët. ”Këtë fakt e kam hasur së pari në një revistë të Studimeve Historike të viti ’61 me autor V.  Meksin. Më vonë, takova njërin nga protagonistët, Vasil Balli quhej, Vasili ka qënë një personazh i veçantë. Fill pas vendosjes së pushtetit të nacionalçlirimtarëve, e nuhati që hapi i parë që do bënin komunistët, ishte shtetëzimi i pronës dhe e dorëzoii vetë fabrikën e tij të lëkurëve. Për këtë veprim e morën me sy të mirë dhe e lanë kryeingjinier të saj. Ndonse kish bërë shkollë në Greqi, ai ish një dardhar  i mëkuar me shqiptarizëm. Në fillim të viteve ’70, më tundonte fort si terren për një roman, pikërisht lufta italogreke, prej së cilsë ishin fiksuar në kujtesën timme si fëmijë, bombardimet e fshatit tonë, në malet e të cilit  ishin bërë përleshje trup me trup aqsa, tregonin, përrenjtë ishin plot me kufoma. Trillimi artistik, ndër të tjera, do të mpiksej edhe  me ngjarje të vërteta, prej të cilave episodi me etiketimin “qytetin e saj”, ishte një nga më intriguesit. Por…ku i dihej nëse kjo kujtesë nuk cënonte koniukturat politike të momentit?Pyeta dhe më thanë që kjo nuk qe e pranueshme. U pezmatova dhe e lashë të vegjetonte brenda meje  këtë temë derin në vitn 2007, kur isha ambasador në Moskë. Lexuesi kureshtar mund t’i gjejë këto ndodhi në romanin tim  “Mjegull” fq 261 e më tej, botim i “Tirana Times”-2009.

Është e kuptueshme përse po e përmend. Për fat të keq, mëtimet shoviniste shpesh kanë përfshirë edhe qarqe zyrtare.

Tregëtari i televizorëve dhe mbishkrimet në qoshet e mureve.

Historinë e dhespotit dhe kryeplakut të Vishnjës, ia tregova në verën e vitit ’93, një tregëtari grek që m’a solli për vizitë eknonomisti Viktor Hykollari, me të cilin kishim punuar në Kinostudio. Atë vit, ai kishte hapur një dyqan ne rrugën e Durrësit ku tregëtonte elektroshtëpijake, kryesisht televizorë dhe greku ishte furnizuesi i tij. Më pyeti në telefon nëse mund t’a sillte për një vizitë në Ddhë dhe unë s’kisha ndonjë arsye për t’a refuzuar. Qëllimi i tij kuptohej lehtë:ai desh t’i tregonte ortakut të vet se kishte edhe miq që ishin deputetë. Greku shoqërohej nga i biri i cili mbante varur në qafë ënjë aparat fotografik profesional. Sa nisëm ecejakun tonë nëpër rrugët me kalldrëm, atij i ranë në sy figurat e shenjtorëve, rozetat dhe mbishkrimet në gurët e qosheve të shtëpive të vjetra, shumica prej një shekulli dhe me shenja gjoja të fshehta, i tha të birit it fotografonte. Bëra sikur nuk vinja re. Djaloshi ish entuziast për zbulimin e tet, por meqë s’bënte dot pa rënë në sy, më pyeti nëse mund t’i fotografonte. Sigurisht, i thashë. Bile, do të çoj tek një çezmë lugu i së cilës-shurupuq i themi këtej-është greqisht. Po të kishit ardhur një  vit më parë, do të të çoja në varrezat e fshatit dhe aty kishte goxha kryqe greqisht të atyre që kanë vdekur rreth njëqint vjet më parë, por tani varrezat i kemi shpërngulur, familjet kanë vënë kryqe të reja. Megjithatë, varrezat do ti vizitojme, aty kam gjyshin dhe gjyshen.   Kryqin nuk ua kam ndërruar por ai është në shqip, se ata kanë vdekur rreth vitit ‘30”Në vorreza,  ne të shoqërisë “Shpresa”, kemi bërë një memorial në formën e një flete të hapur, ku janë shkruar gjithë mbiemrat e familjeve dardhare, sepse kur bëmë shpërnguljen, shumë fise ishin të shuara ose të humbura në kurbet. emoriali është goxha i madh, zotëron gjith varrezën. Greku u bë kureshtar dhe unë nisa t’ia lexoja mbiemrat me zë:Boçi. Gjino, Konda, Laço, Thimo, Zengo, Llaci. Velo. Melovano, Kolovano, Skëndi, Suljoti, Gjerazi, Comi, Poro…Ai dëgjonte i heshtur dhe pak nga pak, ngrysej. ”Sa mbiemra të ngjashëm me tuajt gjetët?”e pyeta. ”Një duket, tha”Një në 121 mbiemra”i thashë. Unë nuk fola fare  kur fotografonit gurët e qosheve, megjithse e kuptoj qëllimin.  Shkaku është i thjeshtëë:ato gurë janë gdhendur  kur shqipja nuk shkruhej dhe gjuha juaj ishte e vetmja me të cilën fshatarët e mij mund të shkruanin muajin e ndërtimit dhe kushtime të tjera për shenjtorët. 150 vjet këtu e mësuam deri në përfundim  të shkolës fillore gjuhën grke, sepse nuk mund të mbeteshim qorra, pa libaa e pa tefterë, por nuk u bëmë grekë, siç e pe edhe nga mbiemrat. ”U ndamë miqësisht, fundja për biznesin atij nuk i duhej fare  VorioEpiri!

Pse m’u zemëruara mikpritësi

Në verën e vitit 1986, hyra për herë të parë në tokën e Elladhës. Sipas një marrëveshjeje kulturore, në Athinë do të bëhej një javë  e filmit shqiptar. U dërguam bashkë me aktorin Bujar Lako, që asokohe  ishte në  shpërthimin e talentit të tij. Dilja jashtë shtetit pas 13 vjetësh, ndoshta i parë si i pasigurttë, sepse edhe leja nga Ministria e Brendëshme, ( më thanë se kish vajtur një letër për “pasigurinë”time),  m’u dha pas ndërhyrjes dhe garancisë së drejtorit Viktor Gjika. Në mungesë të një institucioni të centralizuar shtetëror për  kinematografinë siç ishte Kinostudio e jone, organizator dhe mikpritës ishte Arkivi i Filmit, që drejtohej nga Theodhor Adamopullos. Zyrtarisht ishte n/drejtor, sepse formalisht drejtore a presidente ishte një plakë e pasur që jepte donacione të majme. Filmat tonë  shfaqeshin në një kinema modeste, por në afërsi të qendrës. Kureshtja ishte e madhe, por komentet fare të kursyera. Vetkuptohej përse. Politizimi në filmat tanë, ishte i pakutpueshëm për ta. Më të afruar e dashmirës, u treguan 3-4 arvanitas nga periferia e Athinës ku jetonin në ngulitje të vjetra dhe që çuditërisht, flisnin një toskërishte më të kthjellët sesa arbëreshët e Italisë. Pritja ishte e ngrohtë, bujare mund të them, sepse për natë jepeshin darka zyrtare, ku  shpenzoheshin pa kursim paratë e shtetit nga 15 a 20 kineastë e gazetarë. Ne rrinim deri në orën 12, pastaj me një shenjë të ambasadorit Ksenofon Nushi, çoheshim. ”Mikpritësit” dukej se e gdhinin, kurse ambasadori ynë na ruante nga ndonjë lajthitje prej recinës që pinim. Në darkën e përcjelljes, ajo ishte më e madhja, befas Adamopullosi, me të cilin kishim mbajtur marëdhënie të hapura e miqësore, që rrinte në tryezë përkrah meje, dora dorës që shkonte ora, zymtohej e bëhej i heshtur. Më kot përpiqesha t’a shkëputja nga ajo apati dhe ftohje. Kishte ndodhur kështu:Gostijarët atë natë ishin tepër kureshtarë për Shqipërinë dhe artin e saj dhe bënin pyetje pas pyetjeje. Unë kisha përkthyes një punonjës  të amabasadës që quhej       Agur dhe që ishte aty prej 7 vjetësh. Pyetjet i kuptoja pa zor, fundja ato lidheshin me emra konkretë si Kadare etj. dhe përgjigjesha pa pritur përkthimin e Agurit, të cilit i mbetej  të përkthente vetëm përgjigjegjet e mija. Ky informacion i imi për gjuhën,  i huajtur më shumë nga këngët greke që i këndonim pa dert, ishte ai që e pat ngrysur mikpritësin Adamopullos. Më në fund, vendo t’a shkokloj këtë sjellje dhe e pyeta mos vallë kishim bërë ndonjë gabim?”Sigurisht, Thodhore,  sepse tërë këtë kohë ti më ke gënjyer”-tha. ”Ku, si?e pyeta i befasuar. . ”Sepse ti je grek nga Vorio Epiri, por të kanë urdhëruar të mos e pranosh”. ”Po pse beson se qënkam grek?i thashë.

“Po ja, vetë më the se je nga një fshat 5 kilometra larg kufirit. Greqishten e di, por nuk don t’a flasëshh. Je ortodoks  si unë dhe kemi të njëjtin emër, që i përkthyer nga greqishtja, do të thotë dhuratë nga zoti”.
”Greqisht kuptoj pak, nga këngët që më pëlqejjnë, kurse sa për emrin…edhe Dostojevski kishte këtë emër, kurse në Amerikë ka qënë Teodor Drajzeri dhe një president i shquar Teodor Ruzvelti. Mos vallë edhe ata kanë qënë grekë”iu përgjigja. Nuk e di në u bind, prirem të besoj që jo, por e kujtova për të thënë një të vërtetë të hidhur. Ndonse rrallë herë ka ndodhur që të  artikulohet si politikë zyrtare, të paktën kjo s’ka ndodhur  në gjysëm shekullin e shkuar dhe marëdhëniet e dy shteteve kanë qënë pa të çara serioze, ëndërra e Megalidhesë, Vorio Epiriit dhe pasionet shoviniste jetojnë jo vetëm tek qarqe të caktuara ekstremiste, të majta e të djathta-kujtojmë vetëm mësymjen vrastare në Peshkëpi nga pjestarë të organizatës terroriste Mavi, por rri e tulatur edhe në ndonjë mendje intelektuali. .

Këtë histori, pata rastin t’ia tregoj komisionerit për minoritetet të KiE Van der Shtul në vitin ‘93. Në ato vite, ai vinte shpesh në Shqipëri. . Na kishte ftuar për një bisedë me të paharruarin Ali   Spahia, Namik Doklen dhe unë, si kryetarë të tre grupeve parlamentare të legjislaturës së viteve ’92-’96. Mua më takonte të flisja i fundit, si kryetar i grupit më të vogël. Për të mos përsëritur ato që thanë  Spahia dhe Dokle,,  që bënë vlerësime të njëjta për gjendjen e minoritetit, thashë;”Më lejoni t’a devijoj pak bisedën. Si shkrimtar, nuk më pëlqen të përsërit kolegët’”M e kënaqësi”tha ai. I tregova ndodhinë e darkës së përcjelljes me Adamopullosin. ”O!Kam dëgjuar plot histori të tilla, qeshi ai. Një   politikan grek donte të më mbushte mendjen se gjysma e Europës është Greqi, po s’duan t’a pranojnë”Gjith sa tregova, të vërteta të hidhura po e përsërit, nuk lëshojnë asnjë hije mbi respektin dhe vlerësimin e madh që kam për popullin helen dhe kulturën e tij të madhe. Që nga vitet e studimeve, kam miq dropulllitë  dhe jam i detyruar të sjell në memorien e gjith atyre që kanë qënë protagonistë në politikë deri në fillim të këtij shekulli mikun tim, njeriun me mendje të kthjellët, tolerant e realist Vasil Melon që drejtoi për afro një dekadë me urtësi e mençuri PBDNJ. Gjej rastin t’iu drejtohem drejtuesve aktualë të kësaj partie  të ndërhyjnë tek aleati i tyre në bashki, që së paku një rruge tëTiranës, ti vihet emri i tij.

Vllehët, sipas meje

Konsulli grek në Korrçë, me pamjen e një rondokopi të vetëkënaqur, për dreq adash me mua edhe ai, kur tha që askush mos ketë frikë të deklarojë kombësinë, duket se shpresën më të madhe e ka tek popullsia që që quhet “vllahe”. . Në të vërtetë, do të qe më e drejtë të quheshin aromunë, sepse ata kanë gjuhën e tyre që e lëvrojnë dhe shoqatat, këngët e vallet e tyre, (kohët e fundiit më ra në dorë një libër në arumanisht dhe shqip i të ndjerit Dhori Fallo që jetoi e punoi si mësues në Voskopoje), por fjala arumun për dreq i afron më shumë me Rumaninë dhe kjo nuk le shijën e dëshëruar. Historia e arumunëve, që thuhet se janë mbi një milion, të shpërndarë në Maqedoni, në Shiqpërinë e Jugut dhe në Greqinë e Veriut, ka mbetur ende mjaft e disktueshme. Duke u nisur nga gjuha, disa mendojne se janë mbeturina të garnizoneve romake Pa u joshur nga hamendjet, e sigurt është që ata përfaqësohen tek ne nga dy kategori. Janë familje të mëdha, shpesh të shpërngulur nga Voskopoja pas djegjejs së saj, le ti quajmë aromunët qytetarë për një emërtim të kollajshëm, një gen tepër inteligjent e vital, sidomos në tregëti.  Ka mbetur proverbiale thënia e hebreut të vetëm që u përpoq të hedhë rrënjë në Korçë. Këtu s’ka vemd për ne, se janë voskopojarët, paske thënë. Prej tyre kanë dalë njerëz të shquar. që nga pasaniku i madh i Hungarisë Sina deri tek artistët e mëdhenj S.  prosi,  P. Mima  e të tjerë. Ata kanë shoqatën e tyre kulturore prej thuajse 20 vjetësh. Në Korçë gjithashtu ka fise të mirënjohura me origjinë arumune që kanë kishën e tyre dhe madje kanë patur një shollë që drejtohej nga patrioti Papa Llambro Ballamaçi. Kësaj kategorie elitare, siç u shpreh edhe AtPapa Dhimitër Veriga, apo kryetari i shoqatës së tyre në Selenicë të Vlorës,  as i ka shkuar ndonjëherë nëpër mend të kënaqë orekse si ato të konsullit Ikonomu. Kategoria tjetër, ëshë ajo e aromunëve nomadë, që merreshiin me blegtori dhe mbarështronin kopetë e tyre gjate dimrit në vendet e buta ttë Shqipërisë së Jugut si,  fjala vjen në fushën e Mursisë,  dhe gjatë verës në kullotat e Pindit, Gramozit etj. Fundi i luftës i gjeti këtej dhe andej kufirit. dhe vit pas viti, në Korçë u vendosën nëpër fshatra afër qytetit si në Drenovë, Boboshticë, Mborje e të tjera. [. Kjo kategori shpesh njihet me emrin sarakaçanë. Fëmijët e tyre,  prej 1945 e këtej, kanë lindur në Shqipërii. Po të mbajmë si kriter vendlindjen, edhe vetë gjyshet e tyre nuk e dinë sak a kanë lindur këtej apo andej kufirit, sepspe ata jetonin në tenda që ngriheshin në territoret e kullotave. Tani, një kryetar i tyre në Drenovë me mbiemrin Zhidro, thotë se kombësia e tyre është greke. Arsyet kanë qënë të mirënjohura. Në vitet që shkuan lehtësia për të marrë viza dhe “bujaria”pensionizuese zyrtare, që mbetet ende në fuqi, megjithse gjatë krizës, u fol se do të merreshin ca masa drastike për ta kufizuar atë.

*     *     *

Është  përsëritur shumë herë që dy popujt tanë, kanë një të kaluar historike të përbashkët,  e cila i ka bërë ata të jenë të afërt, t’a ndihmojnë njëri tjetrin në situata  të vështira, marëdhënie të cilat tani janë të institucionalizuara dhe të përkrahura nga gjithë qeveritë e këtyre 2 viteve. U morëm me përjashtimet, sepse ka raste kur ato synohet të bëhen rregulla, siç është thirrja për”‘të mos patur frikë që të deklarojnë kombësinë e tyre greke. ”. Fjala frikë këtu merr një konotacion ironik, sepse këtu shumëkujt nuk i mungon hiçfare guximi për të kërkuar të marrin kombësi italiane, gjermane, engleze. . Prandaj duhet përshëndetur Kreshnik Spaphiuu që pati vetëdijën dhre kurajon t’a bëjë të ndjeshme atë nen absurd që gjithkush ka të drejtë të deklarojë kombësinë e vet, me dëshirë, pa prova gjenetike.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen