ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Erion Korini : Himni “Kuq e Zi”, më i veçuari

.Erion Korini : Himni “Kuq e Zi”, më i veçuari

Himni i Aleancës Kuq e Zi ka përmbajtje të fortë patriotike dhe muzikë moderne. Një numër i madh nga bota e artit kanë nisur t’i bashkohen kësaj aleance, e cila në lëvizjen e saj ka qenë kundër regjistrimit të popullsisë me bazë fetare dhe gjithashtu ka mbrojtur shumë herë ideale që kanë lidhje me çështje patriotike.

Këngëtarët që interpretojnë këtë himn janë Erion Korini, Gentiana Ismaili, Tuna, Lorik Cana, Xhejsi Jorgaqi, aktori Reshat Arbana dhe disa të tjerë. Të gjithë pjesëmarrësit ndjehen krenarë për këtë himn, po ashtu edhe Erion Korini, i cili me shumë dëshirë pranoi ofertën nga kjo aleancë.“Para se të isha pjesë e kësaj kënge unë vlerësoja nga larg punën e lëvizjes ‘Aleanca Kuq e Zi’, sepse e ndjeja si shqiptar që jam se aleanca luftonte fenomenet antishqiptare si jashtë po ashtu edhe brenda Shqipërisë dhe jo me fjalë por me vepra duke qenë shumë konkret në atë që bëjnë dhe duke marrë çdo ditë e më shumë mbështetje nga popullata sidomos nga të rinjtë.Kështu që në moment që erdhi propozimi unë isha i gatshëm dhe me plot dëshirë të isha pjesë e këtij himni”, ka thënë ai për “Zërin”. Këtë këngë e ka kompozuar dhe ia ka shkruar tekstin Gjergj Jorgaqi dhe teksti pasqyron patriotizmin e shqiptarëve.

“Të them të drejtën sot po shohim që rëndom shumë njerëz vënë interesin personal para atyre kombëtare, njerëz që shesin dinjitetin, kombësinë, njerëz që për një grusht para e mohojnë prejardhjen.

Kjo këngë ka për qëllim t’i kujtojë të gjithëve që jemi shqiptarë, që meritojmë më shumë nga çka na është dhënë, që jemi një nga popujt më të lashtë, që kemi heronj që e kanë larë me gjak këtë tokë, që duhet të mbjellim e të rrisim të shëndetshëm frymën e shqiptarisë tek brezat që do të vijnë”, shprehet ai.

 

Gjatë realizimit të kësaj kënge Erioni thotë se ka pasur momente të paharruara të cilat i kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. “Momente të bukura ka pasur plot gjatë realizimit të himnit.

 

Por unë dua të veçoj emocionin që të dhuronte kjo këngë kaq e bukur në momentin e regjistrimit të vokalit. Duke kënduar në studio ndjeja brenda vetes një emocion të pashpjegueshëm por jashtëzakonisht të bukur, ndjeja peshën e fjalëve dedikuar nënës Shqipëri, ndjeja nderin e madh që më bëhej duke qenë pjesë e kësaj kënge, është e papërsëritshme”, ka shtuar Erioni.

 

Sipas Erionit, himni “Kuq e Zi” është një nga bashkëpunimet më të mira që ka pasur gjatë tërë karrierës së tij muzikore. Uron që suksesi i këtij himni të vazhdojë edhe për shumë kohë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen