ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Dhjetra intelektual I bashkohen Aleancës KuqeZi!

intelektuale-bashkohen-aleances

Dhjetra historian, intelektuale, jurist, gazetarë i janë bashkangjitur sot Aleancës KuqeZi në debatin dhe aksionin kundër regjistrimit etniko fetar që sipas Aleancës KuqeZi është një kërkesë e qarqeve greke për të shpallur Shqipërinë një shtet multietnik dhe që cënohet integriteti territorial I jugut të Shqipërisë.  Shumë intelektualë të tjerë denoncuan me forcë servilizmin e qeverisë dhe politikës shqipëtare ndaj Athinës dhe qarqeve jo shqipëtare.

Aleanca KuqeZI publikoi formularin e regjistrimit të popullsisë në Greqi I cili nuk përmban pyetjet mbi etninë dhe fenë.Përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi deklaruam se vetë Greqia e clila është anëtare e BE nuk e aplikon regjistrimin etnik dhe nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në teritorin e saj dhei I imponohen Shqipërisë me një standard të paqënë.

Aleanca KuqeZi diskutoj mbi procedurën e shpalljes antikushtetues të Ligjit “inovator” për regjistrimine popullsisë dhe detyrimi për heqjen e imunitetit ndaj dy deputetëve të cilët votuan me dy duar në parlament në mungesë të dy deputetëve të tjerë të cilët ndodheshin në Itali dhe Turqi duke shkelur parimin kushtetues  se “vota është vetiake” dhe se “vota nuk delegohet”.

Aleanca KuqeZi paralajmoroj protesta në shtator dhe tetor si dhe paralajmëroi se nëse ky regjistrim nuk deklarohet antikushtetues atëhere do I bëhet thirje qytetarëve që në mënyrë massive të grisin formualarin e rregjistrimit etnik.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen