ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Deklaratë e Aleancës KuqeZi-dega Maqedoni

Ngremë zërin e protestës kundër marrëveshjes së fundit mes MPB të Maqedonisë dhe asaj të Serbisë për patrullimin e përbashkët  të dy policive në rajonet Maqedonisë perëndimore të banuara me shumicë shqiptare.

Marrëveshja e nënshkruar në mes dy ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçiq  është provokim i radhës, ndaj të cilit shqiptarët do të reagojnë në kohën dhe në  mënyrën e duhur.

Marrëveshjet e këtilla nuk i kontribuojnë realisht integrimit europian apo bashkëpunimit rajonal, por shtojnë akoma më shumë keqkuptimet dhe paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik.

Kërkojmë edhe njëherë me forcë që marrëveshja në fjalë të kundërshtohet dhe të shpallet e pavlefshme nga vendimmarja politike.

Deklaratë e dhënë nga Z.Shpëtim Pollozhani, AKZ – Maqedoni, ish i burgosur politik i regjimit jugosllav

Tetovë, 5.12.2011

2 KOMENTE

shkupi

07/12/2011

arrow

a munet me e dit kur ka me pas protesta edhe ne shkup a ka me pas

aliu

12/12/2011

arrow

Apo zbatohet kjo lloi marreveshje mes Kosoves dhe Shqipersise dhe nese keso lloi marreveshje egziston ateher te kerkoj MPB Shqiptare qe kete marreveshje ta bei edhe me shtetin Shqiptar

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen