ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Deklaratë e AK për median dhe TKZ

Aleanca Kuq e Zi ka përcjellë me vëmendje çdo aktivitet të organizatave atdhetare dhe patriotike e ndër të tjera edhe mbështetjen, që Tifozat Kuq e Zi i japin përfaqësueses kombëtare të futbollit.

Dy javë më parë, në ndeshjen Shqipëri –Rumani u shpalos nga Tifozat Kuq e Zi një flamur gjigand, i cili i bëri të gjithë të ndihen krenarë.  Nga Agjensia e lajmeve Rojter u transmetua si i shpalosur nga Aleanca Kuq e Zi, por realisht është kontribut i Tifozave Kuqe Zi (TKZ) dhe për këtë arsye duhet t’u jemi mirënjohës këtyre djemve të shkëlqyer, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre po mbrojnë dhe promovojnë në çdo rast simbolet kombëtare dhe Flamurin kuq e zi.

Aleanca Kuq e Zi shpreh mbështetje për çdo aksion dhe aktivitet që kryhet nga ana e Tifozave Kuq e Zi  dhe kërkon që  atyre t’u krijohet jo vetëm hapësirë mediatike, por dhe t’u ruhet kontributi apo autorësia për çdo lëvizje apo inisiativë. Aleanca Kuq e Zi inkurajon të gjitha këto inisiativa dhe gjithashtu apelon që ato të mbështeten nga mediat shqiptare dhe publiku.

Aleanca Kuq e Zi vlerëson punën kolosale të mijëra tifozave kuq e zi dhe nga ana tjetër shpreh mirënjohjen për ndihmën në realizimin e një pjese të peticionit kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.  Aleanca Kuq e Zi dëshiron që në të ardhmen kësaj organizate të pavarur t’i shtohen radhët dhe mbështetja, si faktorë të rëndësishëm për realizimin e objektivave të saj.

Aleanca Kuq e Zi shpreh kosiderata për çdo shfaqje dinjitoze në ndeshjet e përfaqësueses kombëtare dhe uron që në të ardhmen të ketë një pasqyrim gjithmonë korrekt të kontributit të këtyre patriotëve nga mbarë trevat shqiptare. Ashtu si ai flamur, që Tifozët Kuq e Zi (TKZ) shpalosën në ndeshjen Shqipëri-Rumani, dëshirojmë të shohim gjithë aktivitetin e saj, si dhe gjithë zemrat e shqiptarëve. Urime!

NJË KOMENT

Vrana Konti

29/10/2011

arrow

Shpresoj qe te mos beheni si leviza vetevendosje ketej…. i shifni tani edhe VV per karrika jane ngjitur

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen