ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Besimtarët myslimanë i bashkohen nismës së Aleancës Kuq e Zi !

Aleanca Kuq e zi

TIRANË- Besimtarët myslimanë i bashkohen nismës së Aleancës Kuq e Zi duke kundërshtuar hapur kërkesën për regjistrim të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Qindra besimtarë myslimanë kanë firmosur sot peticionin e Aleancës Kuq e Zi. Imami i xhamisë së Medresesë Lulzim Plloci është shprehur kundër këtij regjistrimi pasi sic tha ai, cdo njëri ka të drejtë të shprehet i lirë për kombësinë e fenë, por jo kur kjo gjë i imponohet në regjistrim

“Ne i bashkëngjitemi kësaj nisme, pasi ky regjistrim nuk i shërben interesave të kombit tonë shqiptar. Cdo kush ka lindur i lirë të shprehë kombësinë e tij, të shprehë edhe fenë e tij kombëtare, ndërsa të bëhet e detyrueshme, pra që njeriu duhet ta përmendë patjetër në këtë regjistrim, besoj që nuk është aq shumë e përshtatshme. Duke iu referuar edhe vendeve Europiane, edhe ato nuk e kanë një regjistrim të tillë”, tha imami.

Ndërsa Kryetari i Forumit Mysliman Shqiptar Fisnik Kruja, u shpreh se nga ky regjistrim përfitojnë vetëm qarqet greke, të cilat nëse një banor shqiptar ka kombësinë greke e quajnë automatikisht grek. Kjo sipas tij është shumë e rrezikshme për stabilitetin e vendit.

“Neve nuk na shqetëson një regjistrim nëse ky do ishte korrekt, i trembemi një aksioni të shtetit grek të financuar me të gjithë fuqinë që ka shteti grek, që të realizojnë këtu në regjistrim që nuk do të ishte real por do të ishte në favor të idesë së këtu ka më shumë grekë, e ortodoks se sa ka në të vërtetë. Sepse ata faktin që një banor i Republikës së Shqipërisë është ortodoks e quajnë automatikisht grek. Kjo në terma afatgjatë është tepër e rrezikshme për stabilitetin e vendit. E keqja më e madhe është se do jetë e certifikuar me vulën e shtetit shqiptar dhe ne nuk do kemi cfarë të themi, – tha Kryetari i Forumit Mysliman Shqiptar.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen