ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Berisha një “aktor” i madh, por një shqiptar shumë i keq!

Nga Shpëtim ZINXHIRIA Kanibalizmi ka gjetur kohën dhe vendin e duhur. Pa një shpresë për të ardhmen nuk duron më jeta. Duam të shpresojmë, por fatkeqësisht çdo ditë vetëm përgënjeshtrime premtimesh marrim, mbi një rrugë shpresash të vdekura. Kanibalizmi nuk është aq i huaj, aq sa është shqiptar. Atë e shohim çdo ditë me mënyra nga më të ndryshme, nga mëngjesi e deri në darkë, që në emër të demokracisë na merr dhe atë që na ka mbetur, buzëqeshjen. Marksi në kohën e tij shkruante: se dhuna është nëna e historisë.Tranzicioni 20 vjeçar tregoi se Berisha është një aktor i madh, por edhe një shqiptar shumë i keq. Asnjë vend në Evropë nuk do të kishte dëshirë që në krye të kishte një aktor të tillë dhe një njeri kaq të keq. Po me sa duket vendi ynë është i përshtatshëm për aktorë dhe njerëz të tillë, që me intriga u vunë në krye të shtetit, në krye të një vendi me një demokraci të porsalindur. Si një “aktor” i madh dhe i pangopur, Berisha tregoi se ishte i gatshëm për të luajtur të gjitha skenat e këqija në dëm të interesave të sovranitetit të tij. Bota, me shumë vonesë kuptoi rrezikshmërinë e Berishës për demokracinë e vendit të tij. Ngjarjet e Gërdecit dhe vrasjet në mes të ditës të 21 janarit, vjedhja e votave, intrigat dhe abuzimet treguan se ky njeri nuk ka asgjë të përbashkët me udhëheqësit e vendeve të tjera demokratike, por gjithnjë e më shumë po i afrohet vendeve të Lindjes së Mesme të diktatorëve. Për këtë, kryeministri shqiptar gjithnjë e më shumë po izolohet nga organizmat ndërkombëtarë. Ai tashmë nuk është ftuar nga asnjë personalitet i vendeve të tjera. Ky izolim i përgjithshëm po e çmend gjithnjë e më shumë këtë njeri, që pak e nga pak po kthehet në një diktator të dytë për vendin tonë. Vrasja e diktatorit Gaddaf në Libi e ka trembur aq shumë sa që me të marrë vesh këtë lajm ka shumëfishuar rojet për të siguruar jetën e familjes, por mbi të gjitha kokën e tij.Si një “aktor” i madh Berisha më në fund tregoi se nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe për integrimin e vendit në BE, kjo për arsye pasi BE do ta shkëpuste njëherë e përgjithmonë nga sundimi i tij mafioz. Evropa, nga ana e saj ka treguar se nuk mund të lejojë tipa të tillë brenda kampit të saj, për të patur problem me këtë njeri të paparashikuar. Berisha nuk mund të jetojë dot më asnjë ditë pa qenë në krye të vendit, pa korrupsionin dhe vjedhjen. Si një shqiptar i keq pa ideale patriotike çoi akoma më përpara përçarjen dhe urrejtjen, varfërinë dhe hasmërinë. Ai po mundohet të ndryshojë nga ish Berisha i viteve 1996-1997. Nuk është rastësi që gjatë 20 vjetëve të tranzicioni ky njeri të ndodhet në krye të vendit, si një shqiptar i keq për gati 13 vjet, duke vrarë dhe shkatërruar, vjedhur edhe dinjitetin e popullit. Rastësi?Për këtë Kryeministri shqiptar nuk merakoset, pasi kanibalizmi i tij politik ka gjetur kohën dhe vendin e duhur. Ai duhet të jetë i pari kudo, duke primivuar edhe anëtarët e kabinetit të tij me gërshërë në dorë në inaugurime pusesh uji, apo asfaltime rrugësh, duke u dhënë ngjyra partiake. Si një shqiptar i keq, pak ditë më parë privoi në organizmat e larta ndërkombëtare, në samitin e OKB-së edhe vetë presidentin e vendit, zotin Bamir Topi, duke i vjedhur me pa të drejtë vendin dhe rolin e presidentit. Kryeministri shqiptar, në prag të moshës në të dalë të pensionit tregoi edhe njëherë se kultura dhe respekti njerëzor nuk mund të fitohej në shkolla e universitete. Mbi të gjitha gjatë jetës së tij politike Berisha tregoi edukatën dhe kulturën e trashëguar nga familja e tij. Fatkeqësisht, jo pak herë ai ka shpalosur në mënyrë publike urrejtjen dhe diktatin e një diktatori të rrezikshëm për çdo njeri që e kundërshton, duke harruar se është një kryeministër i një vendi. Si “aktor” i madh, por edhe si një shqiptar i keq, Saliu me bëmat e tija antidemokratike po i largohet gjithnjë e më shumë problemeve aktuale të vendit, duke u ngrirë edhe buzëqeshjen mbarë shoqërisë civile, që kohët e fundit po ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë. Konkretisht, koha që po jetojmë na tregon se po rrezikohemi. Berisha po bën të pamundurën për të hapur probleme të paqena me vendet fqinjë, duke ngritur gishtin lart dhe treguar se sa i fortë është, për të na çuar drejt një katastrofe të vërtetë, i fshehur pas disa inaugurimeve të shiritave të demagogjisë. Sot në rolin e gjykatësit, të hetuesit, gazetarit, ministrit pa portofol mundohet të zërë ekranet e televizioneve për të na treguar se jep shpirtin për atdheun, në një kohë kur ky njeri duhej të ishte gjykuar për vjedhjet, korrupsionin dhe vrasjet. Por mbi të gjitha, e ashtuquajtur “demokracia” shqiptare i pranon këta lloj tipash diktatorësh të kohës moderne, që sa janë të parët e vendit bëjnë çfarë të duan, duke harruar se një ditë do të përgjigjen njëlloj si ish kolegët e tyre diktatorë…

Sot

NJË KOMENT

Persa

27/10/2011

arrow

Une gjykoj se populli ka pare mjaftueshem nga klasa politike, se cfare na kane ofruar, si jane sjelle, cfare qendrimesh kane mbajtur apo cfare kane shkaktuar. Per kete nuk eshte pergjegjes nje individ por nje grup i tere njerezish qe supozohet se perfaqeson zerin e popullit ne parlament dhe qeveri.Nje njeri i padrejte nuk mund te rrije ne krye per shume gjate nese nuk mbeshtetet nga te njejte si ai. Mendoj se me shume se te evidentojme difektet e problemet e te tjereve duhet te perpiqemi qe te ofrojme alternativa me te mira. Le te behet diferenca me veprime , qendrime e jo me gjykime. Ta marrurit me te tjeret eshte humbje energjie.Kjo energji duhet kanalizuar ne ndertim levizjesh, individesh, ndergjegjesim dhe reagim qytetar e cila e fokuson gjithe reagimin e saj ndaj fenomenit e jo ndaj individit. Le te ragojme e mbajme qendrime ndaj dhunimit te te drejtave tona si qytetare, pavaresisht nese shkaktari eshte nje individ apo nje subjekt politik te ciline simpatizojme apo jo. Le te mos merremi me partite, te merremi me problemet. Ti ngreme njerezit per ceshtje thelbesore, te zgjojme ndergjegjen qytetare qe te mos rendin pas koncerteve ne sezon fushatash por te rendin per tubime, organizime qe mbrojne te drejtat e dinjitetin e tyre.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen