ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Berisha në Kosovë, karikatura e kombit që mbahet si hero !

Ndërsa në Shqipëri Berisha tashmë njihet thjesht si karikaturë e patriotizmit, si vegël e Greqisë dhe te paktën e sipërmarrësve serbë, në Kosovë janë ende të shumtë ata, që e mbajnë për patriot të madh. Në këtë paradoks ndërhyjnë dy përcaktorë, prejardhja e Berishës dhe mosinteresimi i shumicës së shqiptarëve të Kosovës për ngjarjet në Shqipëri, çka krijon atje një Berishë të përfytyruar e krejt jashtë çdo realiteti.

Megjithatë Berisha nuk ngurroi, gjatë takimit me studentët nga Kosova , t’ua bëjë të qartë se për të çështja kombëtare quhet e mbyllur, pohim që së bashku me heqjen e vizave me Serbinë, por jo me Kosovën, hiq ata pak të verbuar krahinorë, duhet t’ua ketë hapur sytë e mendjes gjithë pjesës tjetër, që deri më sot e ka mbajtur Berishën për hero.

Ndër të tjera, Berisha tha :

-Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës.

Ky pohim është absurd, në vetvete dhe për vete; është absurd në vetvete, sepse çlirimi i Kosoves nuk ka sjellë bashkimin, pasi përsëri Shqipëria Etnike ngel e copëtuar në Shqipëri + Kosovë + trojet e tjera në Maqedoni, Camëri,Mal i Zi e Kosovë Lindore; është absurd edhe për vete, sepse me çlirimin e Kosovës na del që çështja kombetare është e mbyllur.

Këto nuk ka si të jenë fjalët e një atdhetari, biles as të një politikani, i cili synon bashkimin e i duhet të përdorë korrektesën politike, por vetëm të atij që mendon, shpreson e kërkon, që shqiptarët të mos bashkohen kurrë. Nëse pastaj ky politikan është ai që i shiti detin Greqisë, që i shiti naftë serbëve nën embargo, që këmbënguli për regjistrimin etno-fetar etj nuk është e vështirë të kuptohet, se pas braktisjes politike së çështjes kombëtare fshihet veç tradhtia e radhës.

Ku shkuan tam-tamet e Rrugës së Kombit qe bashkon shqiptarët ? Ky është bashkimi, duke mbajtur dogana me Kosovën e duke i hequr me Serbinë, duke u thënë shqiptarëve të Kosovës, rrini urtë mos kërkoni bashkim, mos kërkoni flamurin e simbolet kombëtare, ta gëzoni Pakon e Ahtisarit ! Ky është ‘Babai i Kombit’ sikundër thonë shumë të verbër në Kosovë ?! Jo, të nderuar bashkëkombas të Kosovës, ky nuk është babai, por Karikatura e Kombit !

Si ka mundësi, që për bashkimin fiktiv të shqiptarëve në BE janë dakort të gjithë, me Europë, me serbë, me grekë, me politikanë shqiptarë, me kozmopolitë e çdokënd që është kundër bashkimit të vërtetë, atij në një shtet të vetëm shqiptar ?

Arsyeja është e thjeshtë, të gjithë duan ta anashkalojnë çështjen kombëtare e ta lënë për në kalendat greke, duke paraqitur gjithfarë pseudoargumentesh historike, politike, antropologjike, strategjike e deri filozofike.

Megjithë këtë presion, shtypje e nxitje për braktisjen e çështjes kombëtare, gjithë shqiptarët e përgjegjshëm, që ndiejnë se shqiptaria sjell jo vetëm të drejta, por edhe detyra, kanë mundësi të mblidhen rreth organizatave atdhetare, në veçanti Aleancës KuqeZi, ku të japin ndihmesën e tyre në rizgjimin e shqiptarëve nga gjumi komunisto-titisto-kozmopolit, si hapi i parë drejt bashkimit real dhe përmbushjes së ëndrrës, dëshirës e qëllimit të shumë brezave që kaluan, për një Shqipëri unike, demokratike dhe të zhvilluar.

Historikisht, patriotët shqiptarë kanë vuajtur nga përçarja, mëritë vetjake dhe sindroma e Shpetimtarit, prandaj të vetëdijshem për këtë cen historik, u takon patriotëve të sotem t’i lënë mënjanë këto dukuri negative e të mblidhen së bashku në një organizatë unike, sepse sikundër thotë vetë logjika, si mund të bashkohen copat e Shqipërisë në një shtet të vetëm, në rast se ata që përpiqen e sakrifikojnë për të njëjtin qëllim, nuk arrijnë të bashkohen më së pari në një organizatë unike ?!

Ledjan Prifti

 

2 KOMENTE

Bruno Abeshi

20/12/2011

arrow

Eshte e drejte legjitime, popujt me prejardhje te njejte duhet te jene nen te njejtin shtet.
Jemi shtet qe rrethohet nga troje dhe popullsi shqiptare ne kufij, e megjithate ato jane jashte hartes “politike tone. Patrioztizmi eshte perdorur nga politikanet si menyre per te ritur besueshmerine. Aleanca Kuq e ZI ne Shqiperi, Vetevendosja ne Kosove jane dy organet e vetme te verteta Shqiptare qe ngjallin shprese dhe kane ideale te verteta.
Shqiperia behet. Ketu nuk flitet per mashtrimin e radhes, ketu nuk flitet per manipulimin e popullit dhe plotesimin e interesave ekonomike personale, ketu nuk flitet per pseudopatriote qe deklarojne veten greke, vllehe, malazeze e rome, flitet per ato ideale qe brez pas brezi qe nga lashtesia na kan len te paret. Idealin e Shqiperise te bashkuar. Ku do kishte qellim me fisnik per shqipetarin e shek te 21-te se sa realizimi i idealit kombetar. Nese ne shekullin e kaluar kjo ka qene nje enderr e nderprere ne mes nga fuqite e medah dhe percarja politike tani eshte koha me shume se kurre qe ne Shqiptaret te bashkohemi nen nje shtet dhe te ndertojme te ardhmen dhe prosperitetin se bashku. Prosperiteti nuk eshte enderr apo fjal e then emocionalisht, sepse nje vend me baza me te medha territoriale dhe popullsi ka potencial me te madh zhvillmi, prodhon me shume, zoteron me shume burime natyrore. Per qindra vjet jemi shtypur e mashtruar! Shqipetar mos ri po duku Shqipetar!

Halil

09/01/2012

arrow

Le ti adresojme te gjitha energjite tona ne drejtim te bashkimit kombetar dhe vetem atehere do ta shohim se sa i kapshem dhe real eshte ai, nuk ka force me te madhe ne bote se vullneti dhe dashuria per atdhene kur ajo eshte e sinqerte.Vetem ne ate menyre edhe ata me skeptiket dhe dashakeqet do te binden dhe do ta shohin se sa gabim kan qene dhe do i bashkohen kesaj levizje po qe se jane ne te vertete shqipetare ne te kunderten vafshin ne djalle.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen