ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Asambleja Kombëtare e Aleancës KuqeZi – Deklarata për mediat

Aleanca KuqeZi mblodhi në Tiranë ditën e hënë, për herë të parë, Asamblenë e Përgjithshme të saj. Aleanca KuqeZi mblodhi më qindra aktivistë dhe mbështetës në Asamblenë e Përgjithshme. Në këtë Asamble morën pjesë më dhjetëra akademikë, profesorë, juristë, historianë dhe eskpertë të të gjitha fushave të shoqërisë shqiptare.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Aleancës KuqeZi u bë publike nisma e radhës e Aleancës KuqeZi, që ka të bëjë me organizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar në muajin Maj të vitit 2012. Përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi bënë të ditur, gjatë relatimeve të tyre në Asamble, se deri më 28 Nëntor 2012, që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipëri, do të punohet që të arrihet numri 1 milion i anëtarëve të Aleancës KuqeZi.

Gjithashtu, në këtë Asamble u bë e ditur se në Kuvendin mbarëkombëtar, që do të mbahet në Maj 2012 do të miratohet programi “Shqipëria bëhet”, një program ambicioz, i cili do të hartohet nga ekspertët më të mirë juridikë, ekonomikë, socialë dhe kulturorë, dhe që në thelb të tij do të ketë demostrimin e mundësive reale që Shqipëria të bëhet.

Përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi u shprehën në Asamble, se ka ardhur koha që shqiptarëve t’u tregohet e vërteta për të ardhmen e tyre dhe të mos gënjehen më me premtime të pambajtura. “Shqipëria bëhet” do të jetë një program afatmesëm dhe afatgjatë, që do të prekë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës KuqeZi,  programi “Shqipëria bëhet” do të përfshijë ekspertë nga të gjitha trevat duke i dhënë perspektivës së shqiptarëve një përmasë historike dhe mbarëkombëtare. Programi “Shqipëria bëhet” do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë çështjes kombëtare, ekonomisë, zbatueshmërisë së ligjit, kriminalitetit, gjyqsorit, mjekësisë, pensionistëve, ushtarakëve të liruar, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe të tjera.

Asamblenë e Përgjithshme të Aleancës KuqeZi e moderoi personazhi i vitit 2010, Kol.Myslym Pashaj, i cili zbuloi dhe denoncoi marrëveshjen e ujrave Shqipëri-Greqi.

2 KOMENTE

Bardhosh Jeminaj

20/12/2011

arrow

E lezova me vemendje deklaraten per medja dhe mendoj qe kjo eshte ajo qe po presen shqiptaret anembane nga lodhja e politikes 20/vjecare.

    Gramos Harizaj

    20/12/2011

    arrow

    Po afron dita per nje ndjenje mbarekombetare, per nje SHQIPERI ETNIKE, per nje komb te bashkuar si ne kohen e rilindasve tane te nderuar dhe tepaharruar per cdo shqiptar.
    Vellezer shqiptar kudo qe jeni viti 2012 do te jete nje vit i shqiptareve dhe per shqiptaret.
    Bashkimi i kombit nuk eshte bashkim per te ndjekur politikanet qe po shesin vendin, qe po vjedhin pasurite kombtare, qe po e konsiderojne Shqiperine si prone te tyre , ku mund te bejne me te c’te duan.
    Nqse rilindasit tane me pasurite familjare investuan per gjuhen amtare qe te mos zhdukej nga vampiret fqinjet tane , ju palo politikane nuk ju jepet asnje e drejte te shisni pasurite kombetare dhe territore sic beri Zogu me Shen Naumin.
    Prandaj duhet t’i beni mire hesapet se po afrohet dita e gjygjit, populli yne eshte nje popull qe asnjehere nuk i kane munguar Kreshniket.
    Prandaj vellezer te nje gjaku dhe te nje gjuhe duhet te bashkohemi rreth te ardhemes sone te bashkimit mbarekombetar ne nje organizate sic eshte ALEANCA KUQ E ZI.
    Kushdo qofte intelektual apo politikan i cfardo rryme, ai qe nuk mbron bashkimin e Kombit, ai me te drejte do te quhet Tradhetar i Kombit dhe idealit Kombetar te rilindasve.
    Jemi nje e te pandare : Geg e Tosk , malsia dhia fund e kry nji asht Shqipnia.
    Lavdi te perjeteshme rilindasve dhe heronjve tane !

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen