ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Amerika mbështet Shqipërinë Natyrale

 Koço Danaj

 
Nuk është një pohim propagandistik, por rrjedhim logjik i një analizë prej qindra faqesh. Nuk është një miklim mediatik, por një konkluzion politik. Nuk është mashtrim elektoral, por një e vërtetë reale.
Arsyeja kryesore për të shpejtuar botimin e këtij shkrimi është pohimi i ambasadorit amerikan Arvizu se: Ne Shqipëri janë bërë përpjekje për një antiamerikanizëm të organizuar dhe drejtuar i cili ka pasur një celulë, ka pasur drejtues, ka pasur mbështetje biznesi, ka pasur gjithashtu dhe makineri. Por ambasadori Arvizu, nuk tha se edhe në Kosovë po bëhen përpjekje për krijimin e një fryme antiamerikanizmi. Uroj që këtë ta thotë ambasadori Dell në Prishtinë, por që i cili antiamerikanizëm për ndryshim nga Tirana synon të ketë mbulesë fetare.
Përse? Përpjekjet për ringjalljen e frymës antiamerikane në hapësirën e kombit shqiptar u shpeshtuan pas bombardimit të regjimit të Miloshevicit. Aso kohe, në takimin e ministrave të jashtëm të NATO, pas përfundimit të bombardimeve, Joshka Fisher u shpreh për ish-sekretaren amerikane të shtetit Madlen Olbrajt se: Kjo ishte Lufta e Madlenit, prandaj është edhe Fitorja e saj.
E pas kësaj, pro amerikanizmi në mjediset e kombit shqiptar u bë tërësor duke arritur në shifrat mbi 95 për qind. Por në politikë, miqësia bazohet mbi interesa të ndërsjella, jo thjesht mbi sentimente politikanësh apo lobesh politike. Duke qenë kështu, Amerika, ka sot tek kombi dhe politikanët shqiptarë, aleatin kryesor në Europë, më të bindurin dhe më mirënjohësin. Por kombi shqiptar, kërkon të bashkohet, pasi është ndarë padrejtësisht para 100 vjetësh. Dhe kërkon të bashkohet në rrugë paqësore, pa luftë dhe pa dhunë. Politika amerikane e di këtë dhe ajo është dakord me Shqipërinë Natyrale. Ja disa shembuj: Ish-presidenti amerikan Bush ne datën 10 qershor 2007 deklaroi në Tiranë, se ajo (Tirana), duhet të marrë përgjegjësitë e saj para kombit shqiptar.
Dy muaj pasi në Parlamentin e Kosovës u fut një forcë politike me emrin Vetëvendosja që kërkon zyrtarisht bashkim me Shqipërinë, një nga zyrtarët më të lartë të Amerikës, Tomas Kautrimen u takua dhe bisedoi me drejtuesit e saj.
Një nga njohësit më të mirë te rajonit, Daniel Server, pavarësisht se shprehet kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përshëndet futjen e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.
Politika amerikane e ka lexuar se në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, pranohet si I ligjshme bashkimi I shqiptarëve në një shtet. Por nuk e ka kundërshtuar, nuk ka thënë ndonjëherë që: Hiqeni këtë frazë nga Preambula. Dhe të jeni të sigurt se ata e dinë kuptimin e fjalës Preambulë, shumë herë më mirë nga politikanët shqiptarë.
Politika amerikane e njeh mirë se në mbarë mjediset e kombit shqiptar, ekzistojnë me dhjetëra parti politike dhe shoqata mbarëkombëtare, në parlamente qendrorë apo komunale që kërkojnë Shqipërinë Natyralë. Por asnjëherë nuk ka dalë kundër tyre.
Politika amerikane, punon që kombi shqiptar të mbetet aleat i saj. Por ajo e di shumë mirë se një komb i copëtuar në disa shtete, mund të manipulohet më lehtë se sa kur është i bashkuar. Pohimi i djeshëm i Arvizut, apo pohimi i nesërm i Dell, apo pohimi I pasnesërm i ambasadorit amerikan në Shkup Wlers vërtetojnë çfarë thashë më lart.
Po mirë, po ne shqiptarët çfarë duhet të bëjmë? Të rrijmë dhe të presim? Jo, ne duhet të tregojmë se meritojmë këtë mbështetje. Më konkretisht:
Ne duhet të mos lodhemi së pohuari se shumica e politikanëve shqiptarë në Prishtinë, Tiranë, Tetovë duan të bashkohen, por ata hezitojnë. Po përse hezitojnë? Po hezitojnë sepse mendojnë që kur të jemi të bashkuar do të ketë më pak ministra, më pak zëvendëskryeministra, më pak korrupsion, më shumë konkurrencë, më pak antiamerikanizëm etj etj. Por këtë nuk e thonë hapur, por e fshehin pas fjalës Integrim në BE. Ashtu siç nuk duhet të mohojmë se ,mjaft prej tyre, si Albin Kurti, Daut Haradinaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, Ermira Mehmeti, Fehmi Mujota, Sabri Hamiti, Agim Ceku, etj janë shprehur hapur pro bashkimit me Shqipërinë.
Ne duhet të mos lodhemi së argumentuari para Amerikës se kombi shqiptar, është copëtuar në mënyrë kolonialiste në Londër 1913, të japim fakte se Londra nuk ishte një Konferencë zyrtare por n jë mbledhje ilegale. (Vendimi i vetëm i saj ishte të mos mbahej proces verbal për ato që do diskutoheshin). Prandaj ajo duhet anuluar në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë natyrale
Ne duhet jo thjesht të deklarojmë, port ë argumentojmë para politikës amerikane se përballë pro amerikanizmit masiv të shqiptarëve, disa nga fqinjët apo të tjerë më larg, po përpiqen dhe do të përpiqen më shumë nesër të krijon celula armiqësore ndaj SHBA në mjediset e kombit shqiptar, që pastaj ti thonë Amerikës: E shikon cilët ke ndihmuar, këta janë njësoj mosmirënjohës si talibanët.
Ka edhe të tjera, por edhe kaq mjafton për të ripohuar se Amerika e mbështet Shqipërinë Natyrale. Por ne duhet të bëjmë punën tonë, të fillojmë ta sendërtojmë atë në praktikë.
 
kocodanaj.blogspot.com

NJË KOMENT

Naim Daka

28/09/2011

arrow

Sa i përket dëshirës për bashkim është dhe e ka thënë haptas gjatë vizitës në Shqipëri Behgjet Pacolli

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen