ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Censusi të shpallet i pavlefshëm

Alenaca Kuq e Zi: Censusi të shpallet I pavlefshëm

Aleanca Kuq e Zi është përpara opinionit publik për të denoncuar për të disatën herë shkeljet e proçesit të regjistrimit nga drejtuesit e INSTAT, të cilët dështuan në respektimin e afateve kohore të regjistrimit, pasi kështu ndodh kur kërkohet që të manipulohet një proces i tërë, e tani që jemi në ditën e fundit të censusit, ne përsëri kemi dyshime se ky proces do të shtyhet. Edhe në këtë ditë pranë Aleancës Kuq e Zi kanë mbërritur qytetarë, që deklarojnë se CENSUSI nuk u ka mbërritur në dyert e shtëpisë së tyre, ashtu sikundër kanë mbërritur dhe vetë të punësuarit e INSTAT për të pyetur qytetarët, të cilët me dëshpërim dhe zhgënjim kanë denoncuar shkeljet dhe manipulimet, që janë urdhëruar të kryejnë gjatë procesit të regjistrimit. Aleanca Kuq e Zi ashtu sikundër bëri disa muaj përpara nisjes së regjistrimit të popullsisë edhe sot deklaron se i gjithë CENSUSI është një farsë e qeverisë shqiptare e cila i është nënshtruar urdhrave të shtetit Grek. Theksojmë edhe njëherë për dijeni të qytetarëve që qeveria shqiptare nuk arriti të plotësonte 12 rekomandimet e Bashkimit Europian prej te cilave rridhte dhe marrja e statusit të vendit kandidat, por me devotshmëri maksimale në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë plotësoi rekomandimin e 13-të të Athinës. Pranë Aleances Kuq e Zi janë denoncuar me qindra raste ku specialistët e punësuar nga INSTAT në të gjithë qytetet e Shqipërisë kanë falsifikuar të dhënat e qytetarëve, pasi grupi i punës në shumë raste ka qënë i përbërë nga një familje e tërë, pra Supervizori, Kontrollori dhe Anketuesit kanë qënë pjesë e të njëjtës familje, dhe kujtojmë këtu që të gjithë këta individë janë paguar nga INSTAT me paratë e taksapaguesve. Shumë individë janë regjistruar si të punësuar për orët e shpenzuara në rregullimin e bahçes së shtëpisë së tyre, me qëllimin e vetem për të rritur në mënyre fiktive të dhënat për punësimin dhe mirëqenien, ku ndërkohë me paratë e shpenzuara për censusin e manipuluar qeveria mund të kishte rritur të ardhurat për 800 mijë pensionistë jo me 500 lekë të reja, por me 5000 lekë të reja.

Nga përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi : Redi Ramaj

NJË KOMENT

florent elmazaj

31/10/2011

arrow

“Regjistrimi i popullsisë. mua jo ne shtepi as ne lagje

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen