ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Rinore KuqeZi tubohet për 8 Dhjetorin

Aleanca Rinore Kuqezi u tubua në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e ditës së rinisë, që shënohet më 8 Dhjetor. Aleanca Rinore KuqeZi që në orët e para të ditës së enjte mblodhi qindra të rinj nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja, Laçi, Lezha, Elbasani, Korça, Shkodra dhe mbarë Universitet e vendit në sheshin “Nënë Tereza”.

Të indinjuar nga klasa politike, e cila për 21 vjet që nga Dhjetori i vitit 1990 kanë gënjyer dhe mashtruar rininë, rinia KuqeZi u mblodh jo për të festuar sikundër është bërë në dy dekadat e fundit, por për tu sensibilizuar dhe mobilizuar me rininë dhe për rininë shqiptare. Të motivuar nën kauzën kuqezi, të rinjtë e kësaj lëvizjeje promovuan në ditën e rinisë një nismë sensitive për mbarë shoqërinë dhe rininë shqiptare.

Kryetari i Komanduar i Aleancës Rinore KuqeZi, Adriatik Lapaj, i bëri thirrje rinisë shqiptare që të bashkohet dhe mobilizohet për të shëruar plagët 21 vjeçare të të rinjvë shqiptarë, të cilët në rastin më të mirë politika i gënjeu dhe në rastin më të keq politika dështoi t’u sigurojë të ardhmen.

Të motivuar më shumë se kurrë, të rinjtë kuqezinj vendosën që në ditën e rinisë të mos festojnë, por të sensibilizohen në të mirë të rinisë shqiptare. Në këtë kuadër Aleanca Rinore KuqeZi u ofrua për të dhuruar gjak në ditën e rinisë duke i shërbyer në këtë ditë të rinjve shqiptare, që kanë probleme me shëndetin.

Aleanca KuqeZi

Aleanca Rinore KuqeZi

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen