ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ‘vula’ kuqezi mbi censusin e inovatorëve helenë

Aleanca KuqeZi përshëndet zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi termin “kombësi”, i përfshirë në ligjin për gjendjen civile pas ndryshimeve të bëra në të. Aleanca KuqeZi ka kundërshtuar me forcë përdorimin e termit “kombësi” në ligjin e gjendjes civile i cili u pasua me ndryshime fiktive të  kombësive nga qytetarë shqiptarë në disa qytete të vendit.

Aleanca KuqeZi thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vula kuqezi në procesin e censusit të cilin e kundërshtuam mbi të gjitha për kombësitë e falsifikuara, për të cilat u vendos me kast pyetja për etninë dhe fenë në faqet e pyetësorit.

Aleanca KuqeZi e konsideron damkën e zezë të politikës shqiptare  gjithë procesin e censusit, për të cilin u shpenzuan miliona euro, edhe pse ishte një proces i paralajmëruar për të dështuar. Aleanca KuqeZi shpreh shqetësimin e saj për heshtjen që po mbajnë instancat shtetërore dhe qeveritare mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e konsideron të papajtueshëm me Kushtetutën termin “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”.

Ashtu sikundër Aleanca KuqeZi ka deklaruar edhe më parë, Gjykata Kushtetuese ka shpjeguar se Kushtetuta Shqiptare nuk ka një përkufizim të qartë për termin ‘kombësi’ apo termin “pakicë kombëtare”edhe pse këto terma janë të përfshira në dispozita kushtetuese.

Kushtetuesja ka vendosur se termi ‘kombësi’ në ligjin për gjendjen civile është i papajtueshëm, pasi bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës.  Gjykata Kushtetuese vlerëson se termi për ‘kombësinë’ cënon parimin e sigurisë juridike, pasi nuk mbron të dhënat personale.

Aleanca KuqeZi përshëndet edhe njëherë Gjykatën Kushtetuese për vendimin e dhënë dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve kushtetuese që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë ta zbatojnë këtë vendim të formës së prerë.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje edhe Parlamentit Shqiptar që të marrë në konsideratë 25 mijë qytetarët shqiptarë, që kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, i cili dergjet në magazinat e Kuvendit, duke shpërfillur vullnetin e lirë të qytetarëve të garantuar pikërisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2 KOMENTE

Muzbajdin Qamili

06/12/2011

arrow

bravo gjykates kushtetuese…dhe aleances,por c ti bejme SALIUT se na mori nee qafe…?

Malesor

07/12/2011

arrow

Me vjen keq por fjala Shqipetar shkruhet me te medha.
Ju lutem para se te botoni nje artikull ne gazete beni korrigjimet e duhura se njerez jemi dhe mund te na shpetoje ndonje.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen