ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi – Deklaratë për mediat – Reagim ndaj ministrit të jashtëm të Greqisë

Aleanca KuqeZi: Greqia ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Shqipërisë.

Aleanca KuqeZi reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Greqisë, Stavros Dhimas, i cili kritikoi dhe shprehu dyshime për procesin e regjistrimit të popullsisë, që u zhvillua gjatë muajit Tetor në Shqipëri.  Aleanca KuqeZi e konsideron ndërhyrje brutale të qeverisë helene në punët e brendshme të Shqipërisë, e cila për të disatën herë vërtetoi se ka kapur shtetin shqiptar nga të gjitha anët e tij.

Aleanca KuqeZi e konsideron skandal deklaratën e ministrit grek mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, të cilin ne e kemi denoncuar muaj më parë për ndërhyrjen që qeveria helene i bëri formularit të regjistrimit duke përfshirë pyetjet për etninë dhe fenë.

Aleanca KuqeZi ishte lëvizja e vetme dhe e parë që kundershtoi, denoncoi dhe bojkotoi procesin e censusit pikërisht për ndërhyrjet që Greqia kishte bërë në proces duke i vënë kushtin e 13-të qeverisë shqiptare, e cila për të disatën herë vërtetoi se është e gjunjëzuar përpara diplomacisë së Greqisë.

Aleanca KuqeZi deklaron dhe kundërshton fjalët e minstrit grek të punëve të jashtme për vetë faktin, sepse ai nuk mund të kritikojë një proces, të cilin e ka hartuar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të cilin i vuri kushte të forta ekzekutivit shqiptar, duke e shfokusuar nga 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe spostuar gjithë energjitë tek rekomandimi i 13-të i Athinës.

Aleanca KuqeZi i kërkon ministrit të jashtëm të Greqisë, Stavros Dhimas, që të dalë në deklaratë dhe të japë shpjegime për vrasjet makabre, që i janë bërë shtetasve shqiptarë në tokën greke përpara së te kerkojë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. I kujtojmë mbarë opinionit publik, se minoriteti grek në Shqipëri është i privilegjuar, ndërsa ai shqiptar në Greqi i diskriminuar, dhunuar dhe së fundmi edhe i vrarë në mënyrat më brutale.

Aleanca KuqeZi i kërkon gjithashtu, qeverisë shqiptare që të reagojë, themi qeveria sepse diplomacia është krejtësisht e pamobilizuar dhe fokusuar tek shqiptarët në emigracion, kundër trajtimit brutal të shqiptarëve në komisariatet policore të Greqisë, të reagojë fort për vrasjet e pazbardhura të shqiptarëve në qytetet, rrugët dhe lagjet e Greqisë, për të mos folur për vrasjet e pazbardhura në kufijtë mes dy vendeve.

Aleanca KuqeZi e konsideron turp kombëtar gjunjëzimin e qeverisë shqiptare ndaj asaj greke, ashtu sikundër kërkon që të hidhet dritë mbi marrëveshjet e izoluara mes Shqipërisë dhe Greqisë. Censusi u hartua në marrëveshje me Greqinë dhe u zbatua nga qeveria shqiptare, mungesa e transparencës në marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë ka sjellë dhe dështimin e qeverisë shqiptare në zbatimin e rekomandimit të 13-të të Athinës.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen