ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuqezi reagon per kerkimet e shtetit grek ne ujrat e detit Jon

reagimi-kerkimet

Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit, qytetit fqinj me Shqipërinë. Agjencia e lajmeve Zëri Amerikes, sesioni shqip bën të ditur sot se ky Program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm Kompani Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve. Mbas këtij lajmi të dhënë nga agjensia e lajmeve VOA, reagoi edhe Aleanca Kuqezi duke i bërë apel institucioneve shqiptare që të reagojnë për këtë rast, për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë. Aleanca Kuqezi shprehur qëndrimin kundër kërkimeve për naftë dhe gaz në detin Jon, pa përcaktuar më parë kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Përfaqësues të Aleancës Kuqezi kërkuan që institucionet shqiptare të hetojnë këto kërkime që shteti grek synon të ndërmarrë në afërsi të bregdetit shqiptar dhe të garantojë që i gjithë ky proces të jetë transparent  pasi ekziston shqetësimi që këto kërkime mund të zhvillohen edhe në ujrat shqiptare,  duke cënuar kështu sovranitetin shtetëror Shqiptar.

Aleanca Kuqezi shprehu gjithashtu qëndrimin se kufijtë detar duhet të përcaktohen sipas standardeve evropiane, bazuar në të drejtën dhe praktikën ndërkombëtare dhe në asnjë mënyrë në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen