ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi reagon ashpër dhe më forcë ndaj kësaj situate skandaloze në të cilën ndodhet shteti Shqiptar dhe ai i Kosove

Aleanca KuqeZi është njohur me shqetësim të thellë me publikimin e indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2011 nga organizata më e madhe botëtore për luftën kundër korrupsionit Trasnparency Internatinal.

 

Aleanca KuqeZi reagon ashpër dhe më forcë ndaj kësaj situate skandaloze në të cilën ndodhet shteti Shqiptar dhe ai i Kosoves. Situata e Shqipërisë është përkeqësuar duke u renditur 8 vende më poshtë në krahasim me vitin 2010 në renditjen botëtore të klasifikuar nga Transparency International.

Aleanca KuqeZi deklaron se sot është një nga momentet më të errëta të historisë politike të shtetit Shqiptar I cili pas 99 vjet pavarësi ka mbetur i 99-ti në nivelin e korrupsionit. Aleanca KuqeZi deklaron se është e papranueshme që pas 99 vjet pavarësi klasa politike të na lërë të 99-tët duke na barazuar dhe renditur përkrah shteteve si India, Kiribati, Tonga dhe Sëaziland.

Aleanca KuqeZi thekson me force se kombi shqiptar po përjeton në dy shtetet e saj të pavarura në Shqipëri dhe Kosovë një nga momentet më të veshtira të cilat me gjithë krenarinë e të qënit shqiptar na bëjnë të turporohemi në arenën ndërkombetare për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit ku janë zhytyr dy shtetet, dhe kjo jo për faj apo përgjegjësi të popullit por të atyre që na qeverisin.

Viti 2011 padyshim që është një faqe e zezë e historisë politike shqiptare pasi ka rreshtuar Tiranën dhe Prishtinën zytare dy të fundit të Evropës në llumin e korrupsionit politik sipas raportit të sotëm të Transperency International, si dhe dy të fundit në Evropë në procesin e integrimit në BE, kjo sipas progressraportit të Komisionit Evropian.

Aleanca KuqeZi në emër të shqiptarëve deklaron se Shqiperia nuk mund të bëhet me kete klasë politike të korruptuar, dhe se ne premtojmë një Shqipëri tjetër, jo të nëntëdhjetëenëntëve të cilat I bënë të 99-ta Shqipërisë duke e lëne të 99-tën në renditjet botetore.

Aleanca KuqeZi deklaron se do të beje partneritet vetëm me Brukselin për plotesimin e 12 rekomandimeve të kërkuar dhe arritjen me çdo kusht të anëtarësimit të shqiptarëve në BE

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen