ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuqezi, paradë në New York

Një paradë kuqezi është organizuar në qytetin e New York-ut në Shtetet e Bashkuara, e organizuar nga Aleanca Kuqezi dhe disa te rinj shqiptaro-amerikane, anëtarë të organizatës Rrënjët Shqiptare.

Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria as të mos skuqet as të mos nxihet, por të jetë kuqezi

Kreshnik Spahiu
Drejtues i Aleances Kuqezi

Dita e Kolombit, është një të nga të paktat raste publike kur shqiptarët e Amerikës, ashtu si kombet që e themeluan atë, mund të mblidhen së bashku për të festuar dhe për të treguar rrënjët shqiptare.

Protagonisti i paradës shqiptare ishte Kreshnik Spahiu, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, i cili bashkë me tre të rinj shqiptaro-amerikanë, të organizatës Rrënjët Shqiptare, bënë të mundur bashkimin e qindra e shqiptarëve në qendër të New York-ut.

Simbolet shqiptare mbizotëruan gjithcka në evenimentin që iu kushtua Camërisë. Disa këngëtarë të njohur shqiptarë ndezën atmosferën në qendër të Manhattan-it Frederik Ndoci, Ciljeta dhe vecanërisht Genta Ismail, e cila zbuloi para shqiptarëve të Amerikës edhe himnin e Aleancës Kuqezi.

“Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”, tha Spahiu.

Pjesa kulmore e Paradës u shënua me parakalimin e qindra shqiptaro-amerikanëve në ‘Bulevardin 5’, një nga më të vizituarit prej turistëve në New York.

Për më shumë se tre orë, në qendër të New York-ut, gjithcka shqiptare u prezantua me dinjitet, duke i dëshmuar botës qytetërimin perëndimor të një kombi të vogël, por jo të harruar. Sic thotë Faik Konica: ‘Shqiptarët lindin shqiptarë në Shqipëri dhe bëhen patriotë në Amerikë’.

Kjo ishtë një paradë tipike amerikane, paradë e kombeve që ndërtuan një vend të lirë. Kështu janë edhe shqiptarët sot, të lirë, por edhe krenarë, për gjithcka kanë dhënë dhe kanë marrë në Tokën e Premtuar me zgjuarsinë, me talentin dhe me krenarinë e tyre.

top-channel

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen