ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi: Nisim sot fushatën “Fol vetëm shqip”

Aleanca KuqeZi nis nga sot fushatën e prezantuar kohë më parë dhe tashmë të bërë realitet. Fushata e Aleancës KuqeZi do të trokasë në çdo derë të familjeve shqiptare që jetojnë në emigracion dhe që kanë lindur apo rritur fëmijët e tyre jashtë tokës mëmë.

Aleanca KuqeZi ndërmerr nga sot fushatën “Fol vetëm shqip” duke ndihmuar kështu vullnetarisht të gjithë fëmijët shqiptarë, që kanë lindur në emigracion dhe që gjuhën mëmë  nuk e përdorin fare. Fushata e Aleancës KuqeZi është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre në rajon, Evropë, madje edhe në kontinentin tjetër.

Aleanca KuqeZi ka siguruar përmes bashkëpunimit më shtëpinë botuese “Albas” mijëra abetare, të cilat do të nisen për në Greqi, Itali, Angli, ShBA, Belgjikë, Preshevë, Mitrovicë dhe kudo ku ka shqiptarë. Aleanca KuqeZi i kërkon mbarë nënave shqiptare që jetojnë në emigrim, që fëmijëve të tyre t’u mësojnë gjuhën shqipe si të vetmen gjuhë amëtare.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje mbarë shqiptarëve në emigrim dhe fëmijëve të tyre, që të mbrojnë gjuhën shqipe ashtu sikundër bëjnë arbëreshët dhe stërnipat e Skënderbeut edhe sot pas 500 vitesh. Abetaret në fjalë janë dhurata KuqeZi për fëmijët shqiptarë në emigrim, të cilët prindërit e tyre i larguan për një jetë më të mirë.

Abetaret kuqezi janë në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e destinacionit të tyre, pra, për abetaret që do dërgojmë në Itali, këto abetare janë në italisht dhe në shqip, në mënyrë që fëmijët shqiptarë, që jetojnë në Itali ta kenë sa më të lehtë për të mësuar ABC-në e gjuhës shqipe.

Aleanca KuqeZi deklaron se për këtë fushatë janë angazhuar të gjithë përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi me bazë në Preshevë , Romë, Bruksel, Londër, Michigan, etj.

NJË KOMENT

alfredo

27/12/2011

arrow

Ketu larg ne kurbet Aleanca Kuq e Zi me jep zjarr dhe me jep force per Flamurin Kuq e Zi me jep zjarr dhe me jep force per te shtrenjten Shqiperi per Shqiptaret neper bote per te vjetren ILIRI. Nuk harrohet SHqiperia as Kosove dhe Iliri nuk harrohet GJuhe e Nenes as Flamuri Kuq e Zi. Si mundet te harrohet Skenderbeu Ismail Qemali Nene Tereza Adem Jashari Fan Noli e Cajupi si mund te harrohen Cerciz Topulli dhe gjaku i partizaneve shqiptare dhe gjaku i heronjeve ne Kosove.Jo kurre.Nje Komb nje GJuhe nje Flamur dhe nje Ideal.Me respekt Alfredo XHelili.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen