ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi mbledh Asamblenë Kombëtare

Sot, më 19 Dhjetor 2011, u mblodh në Tiranë Asambleja e parë e Përgjithshme e Aleancës KuqeZi, një ngjarje me rëndësi madhore për të tashmen e kuqezinjve, me potencial historik për çështjen kombëtare, e që natyrisht tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë dhe gjithë mediave më të rëndësishme në vend, të cilat po i rendisim më poshtë:

OraNews

Aleanca “Kuq e Zi” ka mbledhur sot asamblenë kombëtare. AK-ja ka paralajmëruar se Kuvendi mbarëkombëtar i lëvizjes do të mbahet në maj të vitit 2012 ndërkohë që deri në 28 nëntor 2012, kjo aleancë do të numërojë mbi 1 milionë anëtarë.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i AK-së theksoi se lëvizja do të përfshihet në sensibilizimin e opinionit për ndryshimet kushtetuese, limitimin e mandateve të drejtuesve, realizimi i votimit të identifikuar dhe elektronik të votave si garanci e lartë, numërimi i popullsisë në trevat entike dhe emigracion, votimi i mërgatës që kërkon nismë ligjore, rikthimin e vëmendjes në mbrojtjen e interesave shqiptare, ndryshimin e modelit të sistemit të drejtësisë duke i njohur të drejtën publikut në zgjedhjen e gjyqtarëve, unifikimin e abetareve dhe financimin e tyre kudo që rrezikohet asimilimi i shqiptarëve.

“Mjetet me të cilat ne luftojmë janë të kufizuara, por do të rriten se do të keni nisma ligjore. Shpirti i kësaj doktrine nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilëve e sulmuan dhe e përbuzën, por ajo përcolli mesazhe dashurie, kundër ndasive. AK nuk përdori të njëjtat fjalë e mesazhe urrejtje, por ndoqi urtësinë e tolerancën”- tha ai.

Ai gjithashtu i ka cilësuar si fitore të kësaj lëvizjeje, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si dhe marrëveshjen detare me Greqinë që sipas tij kjo lëvizje e kundërshtoi fort duke bërë të mundur moszbatimin e saj.

—————————————-

(el.me/BalkanWeb)

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot Asamblenë e përgjithshme Kuq e ZI.

Në mbledhjen e organizuar paraditen e sotme në ambientet e ‘Hotel Tirana International’ u prezantuan priorietet afatmesme dhe afatgjata të Aleancës Kuq e Zi dhe plani i punës për organizimin e Kuvendit të Parë Mbarëkombëtar Kuq e Zi, i cili do të mbahet në maj të vitit 2012, ku do i jepet jetë edhe hartimit të programit ‘Shqipëria Bëhet’

Aleanca Kuq e ZI duke bërë thirrje për bashkimin kombëtar, thekson se për hartimin e programit Kuq e Zi do të ftohen ekspert nga të gjitha trevat, ndërkohë që njoftoi nisjen e fushatës 1 milion Kuq e Zinj.

Aleanca Kuq e Zi hap garën për strukturat drejtuese dhe shprehet e bindur se në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kjo aleancë do ketë rreth saj 1 milion anëtarë.

Aleanca Kuq e Zi bën thirrje që shqiptarët anembanë botës të mblidhen rreth saj, ndërkohë thekson se ajo është e vetmja alternativë që Shqipëria do bëhet.
————————————-

Gazeta Tema

Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Aleancës Kuq e Zi, e cila ka vendosur thirrjen e kongresit mbarëkombëtar në maj të vitit 2012. Aleanca Kuq e Zi deklaroi sot se ka nisur ushatën ‘1 milion kuq e zinj’: “Më 28 nëntor 2012 do jenë 1 milion anëtarë,” bën të ditur AK.

Po ashtu, në Asamble është vendosur që në vitin 2012 të miratohet programi “Shqipëria bëhet”. “Për hartimin e programit do ketë ekspertë nga të gjitha trevat,” thekson Aleanca.

Ndërkohë Aleanca Kuq e Zi ka hapur garën për strukturat drejtuese.

——————————————-

Gazeta Shekulli

Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot Asamblenë e përgjithshme Kuq e Zi. Mbledhja e sotme e asamblesë u përqendrua në prioritetet e Aleancës dhe planin e punës për organizimin e Kuvendit të Parë Mbarëkombëtar Kuq e Zi, në të cilin do të startojë hartimi i programit “Shqipëria bëhet”.

Kuvendi do të mbahet në maj të 2012-s, ndërsa për hartimin e programit që do të punojnë ekspertë nga të gjitha viset shqiptare.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, në 100-vjetorin e pavarësisë, aleanca do të ketë mbledhur rreth vetes të paktën 1 milion shqiptarë.

 

 

 

NJË KOMENT

Mustafa Hoxha

19/12/2011

arrow

…Sot ndjej plotesim ,dhe optimist per ndergjegjesim te kombit ne keto kohe te turbulencave politike dhe sociale ku neperkembet dinjiteti dhe me vite eshte instalue mendja dhe vesi korruptiv e spekulativ i mbijeteses personale,nga ajo qe ka arrite Aleanca Kuq e Zi te stopoj te keqen, dhe te krijoj Eren e fuqishme te dinjiteti njerzore kombetar dhe intelektual te shekullit dhe epokes se Re !kam percjell kontributin dhe perkushtimine z.Kreshnik spahiut ,dhe njerzve rreth tije,e qe sot u ndjeva krenare dhe me deshiren qe te isha edhe evt sot prezent ne Asamblene e keshillit Kombetar…gezuar dhe suxese e pergjegjesi te gjith simpatizantve dhe aderuesve…Njerzore qenje filosofike eshte te besh per te pergjithshmen,instiktive e gjallesave tjera, eshte mbijetesa vetem per veten….Sejcili te mendojme si AKZ per te miren dhe Kombin me DINJITET e mireqenje !

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen