ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi mbërrin në plazhin Velipojë

velipoje

Aleanca KuqeZi mbërriti ditën e sotme në plazhin e Velipojës, ku prezantoi kërkesat e saj për kundërshtimin e procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare. Qindra të rinj ishin të pranishëm në mbështetje të kësaj nisme popullore të Aleancës KuqeZi, të cilët zhvilluan edhe një tubim duke mbajtur në duar parulla kundër regjistrimit etnik, proces i cili është parashikuar të nisë në vend në Tetor të këtij viti.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, z. Julian Kola, u shpreh në një deklaratë për shtyp se AK kërkon të bëhet regjistrimi në zbatim të standarteve europiane. Regjistrimi i popullsisë të bëhet sipas standartit grek, pasi Greqia, shtet anëtar i BE sapo ka realizuar këtë proces duke mos zhvilluar asnjë pyetje mbi etninë e fenë. Në vazhdën e saj të ndjekjes së inisiativave ligjore e kushtetuese, Aleanca KuqeZi prezantoi gjithashtu nismën më të re ligjore për ndryshimin e toponimeve në vend. Kjo nismë ka në thelb c`sllavizimin e emrave të qyteteve.

Velipojë vjen nga sllavishtja dhe në shqip do të thotë “fusha e madhe”. Aleanca KuqeZi i bën apel Akademisë së Shkencave të studiojë toponimet për vendosjen e emrave shqip. Vetë Greqia ka ndryshuar të gjithë ligjin për toponimet. Fshatrat e qytetet e vendit duhet të emërohen në gjuhën tonë kombëtare.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen