ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuqezi kerkon nga Kuvendi marrjen ne shqyrtim te nismes popullore

ak-nisma-popullore

Diten e sotme perfaqesues te Aleances Kuqezi dorezuan gjate paradites ne Kuvendin e Shqiperise nje kerkese per informacion rreth projektligjit te dorezuar nje jave me pare. Kerkesa e Aleances Kuqezi konsistonte ne caktimin e nje date per shqyrtimin e projektligjit te ardhur prej mijera zgjedhesve si dhe ne zhvillimin e nje seance degjimore ne komisionet parlametare, ku te jepet mundesia per parashtrimin e argumenteve te AK kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.

Perfaqesuesit e Aleances Kuqezi theksuan se projektligji i Aleances Kuqezi, eshte nje iniciative ne zbatim te Kushtetutes unike per Shqiperine. E per kete arsye eshte nje detyrim moral dhe ligjor i perfaqesuesve te popullit ne Kuvend qe te marrin ne shqyrtim vullnetin e popullit. Perfaqesuesit e Aleances Kuqezi gjithashtu theksuan se projektligji i mbeshtetur nga dhjetera mijera firma, duhet te ishte shqyrtuar perpara projektligjit te depozituar nga Qeveria,nje projektligj i dorezuar ne Kuvend mbas projektligjit te Aleances Kuqezi.

Aleanca Kuqezi theksoi se shqyrtimi ne seance te pershpejtuar i ketij projektligji nuk jep mundesi per transparence dhe debat te gjere publik, duke mos i dhene mundesi paleve qe te parashtrojne argumentet e tyre ne lidhje me kete ligj. Per kete arsye perfaqesuesit e Aleances Kuqezi kerkuan nga Kryesia e Kuvendit caktimi ne nje seance degjimore me Aleancen Kuqezi per te diskutuar rreth kesaj nisme ligjore dhe per te parashtruar argumentet kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.

Ashtu si dhe nje jave me pare, perfaqesuesit e Aleances Kuqezi kane pritur rreth gjysem ore ne dyert e Kuvendit, per te dorezuar kerkesen drejtuar ketij institucioni. Perfaqesuesit  e Aleances Kuqezi pasi depozituan kerkesen ne Kuvend, theksuan edhe nje here perpara medias vendosmerine e Aleances Kuqezi per te kundershtuar cdo pazar me interesat kombetar.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen