ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi, Forum me Intelektualë “1 Komb 1 Pashaportë”

41

Aleanca KuqeZi zhvilloi ditën e sotme një forum me intelektualë të shquar nga të gjithë trevat shqiptare për të prezantuar nismën më të re të saj “Një Komb, Një Pashaportë”. AK do të ndërmarrë një aksion të ri popullor për tju mundësuar shqiptarëve kudo që ndodhen të drejtën për tu pajisur me një pashaportë shqiptare. Ky është një standart që aplikohet në të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë, dhe është në përputhje të plotë me standartet e këkuara nga autoritetet e BE në Bruksel. Shqiptarët përbëjnë një rast unik pa pashaporta, ku ndodh rëndom që i mohohet kjo e drejtë një qytetari që ka 3000 apo 6000 vjet me origjinë shqiptare, dhe i mundësohet shumë thjesht një shtetasi të huaj që martohet për shembull për 6 muaj me një shtetas shqiptar. Këto përbëjnë fakte të patolerueshme për kombin tonë, dhe shteti amë duhet të marrë masa të menjëhershme të pajisë të gjithë personat me origjinë shqiptare me një pashaportë kuqezi.

“Në kërkojmë votimin me 84 vota, 3/5 e votave në Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimin e dispozitës ligjore në nenin 9, paragrafi i fundit të ligjit “Për Shtetësine” ku të hiqet kërkesa e 3 vjet vendbanim në Shqipëri për tu pajisur me pashaportë” – theksoi Kreshnik Spahiu, zv/kryetari i KLD në mbështetje të Aleancës KuqeZi. Spahiu deklaroi se do të mbështesë këtë debat të vështirë por të nevojshëm juridik për të ardhmen e kombit tonë. Shqiptarët kanë 1 të Ardhme, 1 Komb, 1 Pashaportë.

Kreshnik Spahiu u ndal vecanërisht në iniaciativën ligjvënëse popullore të ndërmarrë nga Aleanca KuqeZi për të mundësuar ndryshimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare dhe vetdeklarim të kombësisë. Ai cilësoi se është hera e parë që qytetarët shqiptarët nga të gjitha trevat kërkojnë të bëhen pjesë e një vendimmarrje ligjore, politike e kombëtare. Ky është një moment i rëndësishëm për infrastrukturën ligjore të regjistrimit të popullsisë, që ndodhet tashmë në vijimësi të axhendës së Kuvendit të Shqipërisë dhe dhjetra mijëra shqiptarë që kanë firmosur peticionin e AK janë në pritje të një procesi të rregullt e legjislativ për këtë projektligj.

Aleanca KuqeZi bën thirrje se në këtë proces me dy palë antigoniste, Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë projektligjin KuqeZi dhe jo atë Bardh e Blu. Zëri i publikut duhet të dëgjohet përmes një seance të posacme dëgjimore në parlament dhe të garantohet kështu e drejta e fjalës dhe vendimmarjes popullore.

Intelektualë e akademikë të shquar, si Myslym Pashai, Nuri Dragoi, Hysamedin Feraj, Pandeli Koci e të tjerë janë shprehur në mbështetje të nismës intelektuale e rinore të Aleancës KuqeZi, që vjen nga rradhët e një lëvizje popullore duke ndërmarrë aksione konkrete në terren e duke dalë jashtë konceptit klasik të OJF-ve e partive politike në vend. Është koha të shkundim apatinë ndaj frymës kombëtare dhe të gjithë së bashku të ngremë zërin për kërcënimet që po has Shqiptarizmi në ditët e sotme. Është koha të hartojmë një politikë shkencore kombëtare për zgjidhjen e problemeve të kombit tonë. Aleanca KuqeZi do të jetë shtëpia e cdo shqiptari dhe patrioti për mbrojtjen e interesit kombëtar, të drejtave qytetare dhe identitetit shqiptar.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen