ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi denon dhunen ndaj Shqiptarve ne shtetin fqinje Greqi dhe aktet e shemtuara raciste !

greqia-turpi-be

Aleanca KuqeZi mesoi me hidherim te thelle dhunen e ushtruar diten e sotme ndaj emigranteve shqiptar ne Greqi. Sjellje te tilla jane teper te shemtuara dhe nuk duhet te lejohen ne asnje prej shteteve anetare te Bashkimit Evropian. Aleanca KuqeZi denon kete akt te shemtuar racist dhe kerkon nga institucionet greke qe te distancohen prej akteve te tilla, duke vene fajtoret perpara pergjegjesise. Aleanca KuqeZi vlereson si teper te rendesishem denimin e fajtoreve pasi ne te kundert kjo ceshtje do te nxise vetegjyqesine. Institucionet greke duhet te reagojne sa me pare pasi ceshtje te tilla nxisin tensionet mes qytetareve,  dhe ushqejne ndjenjat shoviniste.

Aleanca KuqeZi ben thirrje per mbrojtjen e emigranteve shqiptare ne greqi dhe te drejtave te tyre. Aleanca KuqeZi shpreh qendrimin e saj kunder racizmit grek dhe kunder cdo akti dhune qe vjen si pasoje e races apo kombesise.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen