ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi denoncon një rast tjetër të dhunimit të aktivistëve të saj nga ana e autoriteteve maqedonase.

Sot, kur midis shteteve të Europës Juglindore nevojitet më shumë se kurrë fryma e harmonisë dhe bashkëjetesës paqësore, qeveria maqedonase duket se mendon dhe vepron ndryshe. Në vijim të aksionit brutal dhe aspak të tolerueshëm, drejtuar aktivistëve të Aleancës KuqeZi pikërisht në ditën e Flamurit; ku katër nga aktivistët e saj u arrestuan teksa po vendosnin flamuj kuqezi në qytetin e
Tetovës, Aleanca Kuqezi denoncon një tjetër rast flagrant dhe të papranueshëm.

Ne daten 7 Dhjetor 2011, në piken kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të Qafëthanës, shtetasja rumune me origjinë shqiptare MONA AGRIGOROAIEI është mbajtur e izoluar dhe marrë në pyetje për më shumë se 5 orë rresht nga oficerë civilë të shërbimeve maqedonase të sigurisë.

MONA AGRIGOROAIEI lindur e rritur në Rumani, por me origjinë shqiptare, ka mbi 8 vjet që i ka dedikuar çështjes kombëtare karrierën e saj si dhe një sërë artikujsh dhe publikimesh në media të ndryshme ndërkombëtare. Një simpantizante dhe lobiste e flaktë e çështjes shqiptare dhe e Aleancës Kuq e Zi, MONA AGRIGOROAIEI, është zbritur në mënyrë selektive nga autobuzi me të cilin udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas është izoluar në pritje të tre oficerëve civilë të forcave maqedonase të sigurisë, mes të cilëve njëri shqipfolës. Publicistja është marrë në pyetje për më tepër se 5 orë duke u përballur me pyetje mbi aktivitetin e saj në dobi të çështjes kombëtare shqiptare.

Mes të tjerave ajo është pyetur dhe për lidhjet e saj me Aleancën KuqeZi si dhe për liderin e Aleancës KuqeZi, zotin Kreshnik Spahiu. Ajo është privuar nga e drejta e saj ligjore të kontaktojë me përfaqësues të ambasadës së vendit të vet duke u bërë dhe objekt i një presioni psikologjik dhe një trajtimi aspak human që shkon ndesh me standartet e Bashkimit Europian, bashkësi drejt së cilës qeveria maqedonase synon të antarësohet së shpejti.
Aleanca Kuq e Zi shpreh indinjatën e thellë për këtë akt të shemtuar, që nuk i ka aspak hije një vendi, i cili pretendon të antarësohet së shpejti në gjirin e familjes europiane. Këto akte përveçse nxijnë faqen e qeverisë maqedonase, nuk kontribuojnë aspak për një bashkëjetesë dhe mirëkuptim të mirë të vendeve të familjes ballkanike.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë maqedonase të ndalë vargun e akteve të patolerueshme drejtuar shqiptarëve dhe aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi.

I kujtojmë qeverisë  maqedonase që rruga për në gjirin e familjes europiane kalon nga bashkëjetesa
paqesore dhe harmonia e grupimeve etnike, nga të cilat përbëhet Maqedonia, ku jetojnë mes të tjerëve dhe 800 mijë shqiptarë dhe respektimi i të drejtave themelore të pjesës më të madhe të popullsisë që është shqiptare janë të detyruar. Aleanca KuqeZi shpreh indinjatën e thellë për heshtjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare mbi rastet flagrante të dhunës psikologjike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe i kujton përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë dhe qeverisë, se mbrojtja e pakicave shqiptare në tokën maqedonase është përveçse e shkruar me ligj, por dhe një detyrim moral.

Aleanca Kuq e Zi i shpreh indinjatën e saj ndaj gjunjëzimit, servilizmit dhe dështimit të qeverisë dhe diplomacisë së Tiranës për të mbrojtur të drejtat e bashkëkombasve të vet.

Aleanca KuqeZi i kërkon gjithashtu, strukturave të Bashkimit Europian të analizojnë këto akte të shtetit maqedonas dhe të kerkojnë në mënyrë zyrtare ndalimin e menjëhershëm të tyre nga ana e qeverisë maqedonase.

Redi Ramaj

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen