ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Të zbardhet votimi i Kuvendit

ak-votimi-kuvend

Aelanca KuqeZi  denoncon qartë mënyrën dhe procedurën e votimit për projektligjin e regjistrimit të popullsise dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Aleanca KuqeZi kërkon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë sot publike list prezencën e deputetëve në kuvend si dhe listën e votuesve pro të projektligjit.  Miratimi i ligjit të censusit me 69 vota pro dhe 2 vota abstenimi të PDIU dhe me një prezencë të paprovuar të 71 deputeteve në sallë e bën procedurën dhe procesin e votimit antikushtetues nëse nuk është respektuar parimi një deputet një votë.
Aleanca KuqeZi shpreh keqardhje që mazhoranca dhe satelitët e saj nuk i rezistuan dje presionit grek dhe projektit për një Shqipëri multietnike si dhe e konsideron të papranueshëm edhe bojkotin e opozitës në Kuvend për një vendim jetik për fatet e vendit.
Aleanca KuqeZi denoncon faktin se asnjë deputet i majtë dhe i djathtë nëpërmjët votës, abstenimit apo bojkotit nuk patën kurajo të dalin kundër këtij projekti ogur zi dhe anti kushtetues për Shqipërinë.
Aleanca KuqeZi mbetet në pritje të seancës parlamentare e cila do shqyertojë projektëligjin me dhjetra mijra firma të popullit si mënyrë për të shmangur nga formulari i censusit pyetjet mbi etninë dhe fenë.

Aleanca Kuq e Zi: Të zbardhet votimi i Kuvendit

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen