ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“Aleanca Kuq e Zi” të shtunën në Shkup

u3_aleanca_kuq_e_zi

K.Spahiu si dhe aktivistë të kësaj organizate të shtunën, me 25 qershor vijnë në Shkup, ku dhe do mbahet një tribunë rreth nismës së kësaj organizate. Tribuna do mbahet në ora 11 -të tek Qendra Teatrore për Fëmijë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Në të do debatojnë Kreshnik Spahiu nga Tirana, akademik Ali Aliu nga Shkupi dhe shkrimtarët e studiuesit e letërsisë, Salajdin Saliu e Fatmir Sulejmani nga Tetova. Debatin do e drejtojë Sefer Tahiri, zëvendës kryeredaktor i gazetës “Lajm”.
“Aleanca Kuq e Zi” u themelua para disa muajve në shenjë mospranimi të regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë ku përfshihet edhe përkatësia religjioze dhe etnike e qytetarëve. “Aleanca Kuq e Zi” ka mbajt takime dhe tribuna në të gjitha qytete e Shqipërisë, ku mijëra qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet nënshkrimit të peticionit kundër procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ndërkohë shumë qytetarë të tjerë janë bërë pjesë e “Aleancës Kuq e Zi” duke u anëtarësuar pranë saj për të vijuar nismën e ndërmarrë kundër ligjit në fjalë. Përfaqësues të “Aleancës Kuq e Zi” janë shprehur të vendosur në vazhdimin e nismës së mbledhjes së firmave të peticionit në çdo rrugë, te çdo qyteti dhe fshati të Shqipërisë. Ata theksojnë se shteti ka nevojë për më shumë integritet dhe respekt për vetveten dhe se “Aleanca Kuq e Zi” do të vijojë të jetë një strehë për çdo shqiptar me dinjitet.
“Aleanca Kuq e Zi” i ka shtrirë aktivitetet e saja në të gjitha trevat shqiptare. Me 10 qershor kjo Aleancë mbajti një takim madhështorë në Prizren ku edhe shpalosi programin e saj, i cili ka elemente mbarëkombëtarë. Ndërkaq, një javë më vonë kjo aleancë pati një tribunë në Romë. Me ardhjen në Shkup kjo Aleancë aktivitetin e saj do e shtrijë edhe në trevat e këtushme shqiptare./lajmpress/

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen