ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Shqipëria të hapë konsullatë në Manastir

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, qytetin e njohur të konsujve.

Kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu pas turit të tij nëpër Maqedoni deklaroi për agjencinë e lajmeve INA idenë për hapjen e konsullatës, një ide e ngritur më parë nga agjencia e lajmeve INA dhe shoqata “Kongresi i Bashkimit”.

“Kam dy mesazhe apo kërkesa që do ti drejtor zyrtarëve në Tiranë: E para është që Qeveria Shqiptare të hapë Konsulatë në Manastir sa më parë; dhe e dyta është që të interesohet edhe për respektimin e reciprocitetit, e këtu e kam fjalën për respektimin e gjuhës shqipe me interes të bashkëjetesës, sepse për të bashkëjetuar duhet njohur edhe gjuha e bashkëvendasve, që në rastin konkret nënkupton njohjen e gjuhës shqipe nga bashkëvendasit maqedonas”, theksoi për INA, Kreshnik Spahiu.

Sipas tij, kjo nuk është kurrfarë kërkese maksimaliste, por është kërkesë e kohës bashkëkohore për bashkëjetesë.

Duke folur për integrimet globale dhe ato europiane, Kreshnik Spahiu ripërsëriti edhe një herë dhe riafirmoi idenë se shqiptarët në integrimet europiane duhet të shkojnë të bashkuar, gjë që nuk rrezikon asnjë postulat apo koncept tjetër evropian.

“Tani, koha e luftërave ka përfunduar, ajo kohë ka mbaruar. Tani është kohë tjetër, është kohë që ka vetëm luftë ideshë dhe ne afirmojmë këto ide bashkëkohore të integrimeve”, theksoi Spahiu.

Lidhur me kërkesën e publikuar kohë më parë, vetëm presidenti Bamir Topi përmes një përgjigjeje lëshuar nga presidenca ka mbështetur idenë e hapjes së konsullatës shqiptare në Manastir. Përgjigje rreth kësaj ka munguar nga ministria e jashtme dhe qeveria në Tiranë.

NJË KOMENT

pellazgu

20/11/2011

arrow

Te nderuar… Ju peruroj per aktivitetet qe po i beni, gjithashtu e pershendes inciativen Tuaj per viziten te qytetit me te famshem te trevave shqiptare – Manastiri, por kjo me konsulaten eshte pak si e pa logjikshme. Me hapjen te konsulatesh automatikisht ndahemi nga shteti ame… e tani se kam te qart cili eshte qellimi Tuaj… Bashkim i tokave shqiptare apo jo, ose me kete duani te thuani qe Manastiri eshte jasht idese madheshtore… Ju pershendes dhe shpresoj qe do te kem pergjigje.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen