ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Regjistrimi do të ndezë tensionet fetare

Aleanca Kuq e Zi ka vijuar turin e saj për të kundërshtuar ligjin për regjistrimin e popullsisë. Aktivistët e Aleancës gjatë ditës së sotme janë ndalur në Berat, ku kanë kërkuar grisjen e formularit të regjistrimit të popullsisë.

Kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij është shprehur me tone të ashpra në lidhje me këtë regjistrim, duke e cilësuar si një nga vendimet më të këqija të marra në vendin tonë.

Aktivistët e Aleancës kanë thënë se regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe fesë, rrezikon që të ndezë tensione dhe konflikte mes komuniteteve fetare.

“Jemi pro regjistrimit, por pa pyetje për etninë. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”, kanë deklaruar ata.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e gjendjes civile, që përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj.

Tema Online

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen