ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi reagon per masakren e varreve te rilindasve katolike shqiptare !

250689_153504494719935_135038719899846_294461_3816684_n

Dom Nik Ukgjini,klerik dhe studiues katolik ka bere publike nje mori faktesh dhe deshmish qe vertetojne se nga viti 1990 vazhdon tregetia e zeze e varrezave te Rrmajit.Varret e Rrmajit jane jo vetem simbol i qytetit te Shkodres por edhe simbol i kultures dhe lashtesise se gjithe kombit shqiptar.

Kleriku deklaroi se per nje varr tre katesh duhet te paguash nje shume prej 3 milione leke te vjetra.Kjo tregeti behet pa asnje rruge ligjore dhe pa asnje autorizim,duke ditur se varret e Rrmajit ende nuk jane bere prone e bashkise Shkoder.

Krimi me i madh eshte se ne keto varreza ndodhen eshtrat e emrave te medhenj te kultures dhe historise se popullit tone qe rrezikojne te tjetersohen per te varrosur ndokend tjeter per qelime perfitimi. Emra si Ndre Mjeda,Gjergj Fishta,Shantoja,Zadeja,simbolet e qytetit te Shkodres identitetit dhe kultures Shqiptare ndodhen ne keto varreza por ne pllaka pa emra dhe te rrezikuar nga asgjesimi.Dom Nik Ukgjini deklaroi se varrezat e Rrmajit jane kujtesa e nje zhvillimi dhe civilizimi njerezor.

Aleanca Kuq e Zi shpreh shqetesimin per keto barbarizma me pasoja galopante qe i jane bere monumenteve te klereikeve katolike te cilet jane simbol i ndergjegjes kombetare.

Aleanca Kuq e Zi ben apel per mirembajtjen e varrezave te klerikeve katolike dhe te gjithe patrioteve te tjere qe ne lashtesi kane kontriubuar ne ndertimin e historise,kultures dhe kombit shqiptar.

Simbolet e kombit jane te shenjta,ato perfaqesojne kulturen dhe historine e popullit tone ruajtja dhe mirmbajtja e tyre eshte detyre patriotike.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen