ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi reagon kundër Ministrit Pollo

pollo

Aleanca KuqeZi ka ndjekur me shqetësim të thellë deklaratën zyrtare të Ministrit Genc Pollo mbi vendimin për të mos u tërhequr nga regjistrimi popullsisë mbi bazat e vetëdeklarimit etnik dhe fetar.

Në një kohë kur elita e intelektualëve shqiptarë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit etnik dhe fetar;

Në një kohë kur të gjitha komunitetet fetare janë shprehur kundër këtij lloj rregjistrimi si shkak i cili mund të prish bashkëjetesën fetare;

Në një kohë kur ky lloj rregjistrimi mbi baza vetëdeklarimi jashtë kritereve objektive nuk aplikohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfshi dhe Greqinë;

Në një kohë kur ky regjistrim ka dështuar pjesërisht kudo ku jetojnë Shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe ku akademikët më në zë shqiptarë nga të gjithë trevat shqiptare janë shprehur dhe kanë argumentuar pasojat dhe rreziqet për identitetin tonë kombëtar;

Në një kohë kur të gjithë shqiptarët që jetojnë në emigracion dhe janë pjesë e diasporës janë të shqetësuar për këtë proces;

Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka në gjykim kërkesat e gjykatës Sarandë, Përmet dhe Shkodër për shfuqizimin e ligjit “Për gjëndjen civile” mbi dispozitat që vijnë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe kur pritet vendimi i kësaj gjykate;

Në një kohë kur në publik është hapur një debat i gjerë juridik, historik dhe politik mes aktorëve më të njohur të tre pushteteve dhe institucioneve të tjera të pavarura;

Në një kohë kur populli nëpërmjet të vetmes rrugë kushtetuese që është iniciativa ligjvënëse me nënshkrime po i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë për të amenduar dispozitat e ligjit për rregjistrimin e popullsisë;

Vendimi zyrtar i komunikuar nga Ministri Genc Pollo është thellësisht zhgënjyes, në mungesë të parimeve dhe standardeve demokratike si dhe prepotencë e hapur ndaj opinionit publik i cili në mënyrë masive është përfshirë në lëvizjen kundër rregjistrimit. Në këto kushte të detyruar nga kjo trysni dhe presion burokratik Aleanca Kuq e Zi është e detyruar të paraqesë pasnesër në ora 10.00 në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Peticionin e dhjetra mijra qytetarëve shqiptarë si mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces i cili është imponuar nga jashtë dhe ka rrezik të destabilizojë të ardhmen politike të Shqipërisë. Ndër të tjera ky nuk është hapi i vetëm dhe i fundit i Aleancës Kuq e Zi.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen