ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Qeveria shqiptare përmbushi porositë e Athinës e Beogradit me Censusin

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas publikimit të të dhënave të rregjistrimit të popullsisë nga ana e INSTAT, që tregon zvogëlimin e numrit të popullsisë. Aleanca shprehet se qeveria shqiptare përmbushi dëshirën e Athinës dhe Beogradit, të cilat dëshironin të nxirrnin shifra të vogla të numrit të shqiptarëve.

Aleanca Kuq e Zi thekson se INSTAT me shifrat e saj e ka nxjerrë popullsinë më të voglën në Ballkan, ndërkohë që realiteti sipas Aleancës Kuq e Zi tregon se kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milionë banorë.

Aleanca Kuq e Zi akuzon se censusi mashtroi me numrin e popullsisë, duke dëmtuar interesat shqiptare dhe duke provuar denoncimet e Aleancës Kuq e Zi.

Gazeta Tema

______________________________________________

TIRANË- Alaenca Kuq e Zi, pas publikimit të të dhënave paraprake të Institutit të Statistikës ka deklaruar se INSTAT përmbushi dëshirën e Athinës dhe Beogradit, të cilët dëshironin të nxirrnin shifra të vogla të numrit të shqiptarëve.

Aleanca Kuq e Zi thekson se INSTAT me shifrat e saj e ka nxjerrë popullsinë më të voglën në Ballkan, ndërkohë që realiteti sipas Aleancës Kuq e Zi tregon se kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milionë banorë.

Aleanca Kuq e Zi akuzon se censusi mashtroi me numrin e popullsisë, duke dëmtuar interesat shqiptare dhe duke provuar denoncimet e Aleancës Kuq e Zi.

INSTAT publikoi sot rezultatet paraprake të censusit të popullsisë dhe banesave, ku bëri publike se  Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2  831  741 banorë.
(el.me/BalkanWeb)

________________________________________________

Pas publikimit të rezultateve të INTAT, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës Kuq e Zi. Drejtues të Aleancës janë shprehur se deklarata e INSTAT përmbush dëshirën e Athinës dhe Beogradit. “Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon. INSTAT-i nxori popullsinë nga më të voglat në rajon. Kombi shqiptar është mbi 1 milionë banorë. Qëllimi i Athinës është të na nxirrnin popullsi më të vogël. Nga numri i vogël do të rritet artificialisht GDP-ja, ka deklaruar Aleanca Kuq e Zi duke theksuar se të dhënat e Censusit dëmtojnë interesat e shqiptarëve. “U provuan denoncimet tona për Censusin. INSTAT nuk ka numëruar dot popullsinë”, ka përfunduar deklaratën Aleanca Kuq e Zi.

Sot News

______________________________________________________

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake të censusit, duke e cilësuar atë si përmbushje të dëshirës së Athinës e Beogradit në lidhje me numrin e shqiptarëve.

Në reagimin e saj, AK thekson se shifrat e INSTAT-it e nxjerrin popullin shqiptar më të voglin në Ballkan, në një kohë kur shqiptarët llogariten të jetë rreth 10 milionë.

Për AK, rezultatet e publikuara nga INSTAT-i janë veçse dëshmi e denoncimeve të bëra nga kjo aleancë që në nisje të procesit të censusit.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë.

Shekulli online

_________________________________________________

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha tha se regjistrimi është për herë të parë një proces serioz dhe i saktë. “Ndaj unë gjej rastin të shpreh falënderimet më të përzemërta të qeverisë shqiptare për qytetarët që morën pjesë në këtë proces faktimi të qenies, banesës dhe treguesve të tjerë. Falënderoj regjistruesit për punën e shkëlqyer që kanë bërë duke trokitur derë më derë e duke mbushur me përgjegjësi të plotë detyrën e tyre”, u shpreh Berisha. Ai nuk harroi të falenderojë edhe INSTAT-in, komitetin dhe kryetarin e ngarkuar për realizimin e tij. “Të dhënat paraprake të censusit kanë një tregues jashtëzakonisht pozitiv. Për herë të parë në këtë census popullata e qyteteve dominon ndaj zonave rurale”, theksoi Berisha i cili tha se ishte gëzuar shumë kur ka parë rezultatet e regjistrimit.

Por në anën tjetër, Aleanca Kuq e Zi e shquar për pozicionet e veta nacionaliste e për qëndrimet denoncuese ndaj Censusit ka deklaruar se ky i fundit është përgatitur nga Greqia dhe zbatuar nga qeveria shqiptare. Aleanca denoncon deklaratat e Ministrit grek Spiro Dimas i cili shpërfilli hapur vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare që e ktheu për rinegociim ligjin e paktit detar.

Sipas AK-së, minoriteti grek gëzon shumë privilegje, ndërsa në Greqi shqiptarët janë të diskriminuar por qeveria hesht ndaj makabriteteve që u bëhen emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinjë.

Respublika

________________________________________________

Aleanca Kuq e Zi e ka konsideruar uljen e numrit të popullsisë në Shqipëri si një mashtrim të INSTAT-it dhe qeverisë shqiptare. Përmes një deklarate agresive, përfaqësuesit e Aleancës theksuan dje se ky numër i vogël i shqiptarëve, që nuk e kalon as 3 milionë, tregon për influencën që ka pasur Greqia dhe Serbia në këtë proces. “Qeveria shqiptare përmbushi dëshirën e Athinës dhe Beogradit, të cilat dëshironin të nxirrnin shifra të vogla të numrit të shqiptarëve”, theksohet në njoftim. Po kështu, përfaqësuesit e Aleancës konstatojnë se INSTAT-i me shifrat e dhëna e ka nxjerrë popullsinë më të voglën në Ballkan, ndërkohë që realiteti, sipas tyre, tregon se kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milionë banorë. “Censusi mashtroi me numrin e popullsisë, duke dëmtuar interesat shqiptare dhe duke provuar denoncimet e Aleancës Kuq e Zi”, theksohet në deklaratë. Ditën në vijim priten edhe deklarata të tjera nga kjo aleancë, e cila ka kontestuar në mënyrë të vazhdueshme këtë proces.

Gazeta Shqip

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen