ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi prezanton Sondazhin e Qendrës së Kërkimeve Monitor

45

Në mbrojtje të të drejtave individuale e kombëtare, Aleanca KuqeZi publikon sot një studim të kryer nga Qendra e Kërkimeve Monitor mbi perceptimin e publikut për procesin e regjistrimit të popullsisë me baza të vetëdeklarimit etnik dhe fetar.

Aleanca KuqeZi prezanton për publikun këtë vrojtim të realizuar për të vëzhguar ndjesinë dhe reagimin e popullsisë shqiptare mbi cështjen e vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë. Vrojtimet janë kryer gjatë periudhës 5 Mars – 2 Prill 2011 mbi një kampion përfaqësues të popullsisë sipas treguesve të ndryshëm demogarfikë të shpërndarë gjeografikisht në 26 rrethe të vendit. Në kampion është përfshirë popullsia mbi 18 vjeç.

Aleanca KuqeZi nxiti dhe inicioi debatin politik e historik rreth shtrirjes së këtij fenomeni. Fushata që kjo lëvizje ndoqi vuri theksin për ndërgjegjësim kombëtar, në mbrojtje të identitetit dhe interesave kombëtare. Impakti pozitiv i kësaj fushate pasqyrohetdhe në sondazhin krahasues të vitit 2010 me vitin 2011 që Qendra e Kërkimeve Monitor ka zhvilluar.

Nga të dhënat e nxjerra rezulton se shumica e të intervistuarve (51%) shprehet kundër përfshirjes së pyetjes për vetëdeklarimin e kombësisë përkundrejt 32 % pro kësaj përfshirje në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë. Ndërkohë që, një vit më parë shumica prej 56% e të intervistuarve shpreheshin pro përfshirjes së pyetjes së kombësisë në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë. Duket qartë se fushata publike e zhvilluar ngaAleanca KuqeZi për të sqaruar problemin që bart procesi i vetëdeklarimit të kombësisë ka arritur të formësojë opinionin publik shqiptar dhe ta orientojë drejtë atë.

Nga rezultatet mbi elementin e përkatësisë fetare, shohim se dhe për këtë cështje shumica e të intervistuarve shprehen “kundër”. Kështu, në Mars 2011 kundër vetëdeklarimit të besimit fetar shprehen 59% e të anketuarve në raport me 23% pro përfshirjes së besimit, ndërkohë që një vit më parë shpreheshin 45% e tyre. Por një fakt i vecantë për elementin e besimit fetar është se qëndrimi “kundër” rezulton më i përforcuar sesa për rastin e kombësisë, cka tregon se popullsia e konsideron besimin fetar si një cështje thelbësisht më individuale dhe për pasojë shprehet më forcërisht në mbrojtjen e kësaj të drejte. Është e qartë përsëri se fushata publike e zhvilluar nga Aleanca K

uqeZi ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në qartësimin e popullsisë dhe konsolidimin e opinionit.

Përsa i përket perceptimit për palët e interesuara në regjistrimin mbi baza kombësie e fetare, Greqia vlerësohet si pala kryesore e interesuar për këto dy çështje të regjistrimit të popullisë (40%

). Pas Greqisë vjen shteti shqiptar (14%). “Grupet minoritare” renditet i treti në listën e faktorëve  me influencë në perceptimin e opinionit (13%). Këto rezultate mund të jenë ndikuar nga shfaqjet e kohëve të fundit në media të Konsullit grek, si dhe incidentet lidhur me këtë në Korcë apo reagimet e qëndrimet e shumta & të ndryshme të Greqisë kohët e fundit.

Të dhënat tregojnë se opinioni publik shqiptar (58%) nuk i konsideron minoritetet si të ndodhura nën presion dhe në nevojë për t’u mbrojtur me ligje të vecanta. Ndërkohë që 24 % e publikut mendon të kundërtën dhe kjo kuotë relativisht e lartë gjen shpjegim duke patur parasysh disa incidente të vogla në Tiranë me komunitetin rom, cka mund të ketë ndikuar në përforcimin e opinionit të përgjithshëm se ky komunitet diskriminohet.

Lidhur me arsyet e shtyrjes së procesit të regjistrimit, vëmë re një besim të lartë të popullsisë në zërin e opinionit publik. 55 % e të anketuarve besojnë se në themel të arsyeve kryesore të kësaj shtyrje qëndrojnë “presionet e grupeve kundërshtu

ese”. Ndërsa vëtëm 27 % e tyre besojnë se “mbajtja e zgjedhjeve për pushtetin vendor” mund të ketë ndikuar në zhvendosjen e vëmendjes nga cështja e regjistrimit të popullsisë. Gjithashtu, moshat e reja (18-24 vjec) përbëjnë në masën 61 % të grupit raportin më të lartë që shpreh më tepër besim në fuqinë e presionit nga opinioni publik; cka konfirmohet edhe nga rezultatet sipas nivelit arsimor (63 % e këtij grupi përfaqësohet nga të arsimuarit me nivel universitar).

Pa ngurim mund të themi se këto rezultate janë rrjedhojë e fushatës publike ndërgjegjësuese të zhvilluar nga Aleanca KuqeZi. Kjo fushatë përforcoi, pikërisht një fenomen të tillë se: populli shqiptar reagon me seriozitet dhe saktësisht nëse vihet në dijeni të kërcënimeve që mund ti shkaktohen. Kjo vërteton se kur formohet dhe vepron opinioni publik arrin të sjellë ndryshimin. Sigurisht që fushata vetëdijësuese e Aleancës KuqeZi do të vijojë duke zgjeruar edhe shtrirjen e saj në mbarë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen