ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi në Kuvend për peticionin: Të votohet

lorik_cana

TIRANE-Aleanca Kuq e Zi kane mberritur sot në Kuvend per te dorezuar peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Përfaqësues të AK pasi mbërritën në dyert e Kuvendit nuk vonuan të bënin dhe një apel drejtuar deputetëve shqiptarë. “Votoni kundër regjistrimit mbi këto baza. Kërkojmë votat e PD dhe PS, madje dhe një seancë dëgjimore”.

Përfaqësues të Aleanca Kuq e Zi theksuan se do të vazhdojnë të mbledhin firmat për Peticionin edhe pse dokumenti do ti dorezohet Kuvendit.
E megjithate Aleanca nuk mundi te dorezoje zyrtarisht peticionin pasi mungonte nepunesja e zyres se Protokollit te Kuvendit.

Aleanca Kuq e Zi prej muajsh ka ndërmarrë nismën për të mbledhur firmat e duhura për të ndalur nismën e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Fushata e tyre eshte shtrire ne te gjitha trevat shqiptare si dhe ne shtete ku jetojne prej vitesh shqiptare.
Sipas Aleanca, gjatë 20 viteve të fundit është keqpërdorur kombësia shqiptare dhe shumë shqiptarë të gjendur në rrethana të ndryshme kanë ndryshuar kombësinë në certifikata duke u kthyer në grekë.

(d.b/BalkanWeb)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen