ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi në Fier: Qeveria të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë

 

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një miting paraditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit të Fierit ku ka protestuar sërish për regjistrimin e popullsisë.

 

“Qeveria të plotësojë kriteret e Bashkimit Europian dhe të punojë mbi prioritetet e Shqipërisë dhe jo të Greqisë”, thane gjatë fjalimit të tyre anëtarë të Alencës Kuq e Zi.

Aleanca Kuq e Zi thekson se “qeveria të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë.Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për të”. Shumë intelektualë të qytetit morën pjesë në mitingun e Aleancës Kuq e Zi.

Konstitucionalisti Adrian Leka sqaron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i cilësuar antiligjorë disa nene të ligjit mbi gjendjen civile që kanë të bëjnë me nocionin e kombësisë dhe procedurat për ndryshimin e saj, do të sjellë ndryshime për të gjithë ata qytetarë që deri më sot kanë përfituar prej saj.

“Të gjitha ndryshimet në regjistrin e gjendjes civile, sot e më mbrapa, do të konsiderohen si ndryshime antikushtetuese. Ato nuk do të konsiderohen më si të ligjshme e të rregullta. Ato ndryshime kanë ardhur ndesh me ligjin kushtetues”, deklaron Leka.

Por zoti Leka, ekspert konstitucionalist, thotë se ky vendim i Kushtetueses duhet të reflektohet edhe te censusi.Ai kundërshton deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Teliti, se ky vendim nuk do të reflektohet te procedurat e regjistrimit. Leka argumenton se ky regjistrim do të prodhojë shifra fiktive.

“Meqenëse regjistrimi nuk do bëhet në regjistrin kombëtar, ai është një regjistrim fiktiv që bëhet për të kënaqur njërën apo tjetrën palë. Të gjitha proceset për regjistrimin duhet të bëhet në bazë të ligjeve, në të kundërt është dicka fiktive”, nënvizon Leka.

Regjistrimi i popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë ka shkaktuar mjaft debate në opinionin publik, pasi pritet që të ketë rritje të numrit të qytetarëve që deklarohen me kombësi tjetër nga ajo që ata kanë në të vërtetë, në mënyrë fiktive.

“Vendimi i Kushtetueses nuk prek censusin”

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë. Të dhënat e prodhuara nga ky proces, tha Teliti, do të përdoren vetëm për statistikë dhe nuk do të reflektohen në regjistrin themeltar të gjendjes civile.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin, ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit. Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit themeltar të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”, deklaroi kreu i Gjendjes Civile, Armand Teliti.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen