ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi ne Amfiteatrin e Durresit

aleanca-kuq-e-zi-durres

Ditën e sotme qindra qytetarë durrsakë u mblodhën në amfiteatrin Ilir, të qytetit të Durrësit në tubimin e Aleancës Kuqezi. Të ftuar në këtë tubim ishin artistët më të njohur në vend, por edhe shumë akademikë, historianë, juristë, pedagogë dhe student. I ftuar në këtë aktivitet, Z.Kreshnik Spahiu u shpreh se “3000 vjet histori nuk ndërrohen me 300 euro”. Ai gjithashtu inkurajoi drejtuesit e Aleancës Kuqezi që ta vazhdojnë nismën e tyre, pavarësisht situatës politike duke u shprehur se për herë të parë në këto 20 vjet, ka ardhur një moment ku shteti është shumë më I rëndësishëm se pushteti. Duke vlerësuar rolin që ka kjo nismë jo vetëm në mbrojtje të identitetit kombëtar por edhe të forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Historiani  I njohur Prof. Dr. Pëllumb Xhufi  në mbështetje të nismës së Aleancës KuqeZi kundër regjistrimit etnik dhe fetar, solli edhe argumente dhe fakte në mbështetje të argumenteve të tij. Ai theksoi se “në Shqipëri  janë rreth 20 000 qytetarë shqiptarë, të moshës mbi 65 vjeç, që marrin pensione nga shteti grek”. Ndërkohë poeti Agim Doçi u shpreh se “Ne duhet të ruajmë monumentet tonë, por monumenti më i madh që kemi është qënia shqiptar“; Gjithashtu aktori i mirënjohur I humorit Besart Kallaku, mbajti një fjalë në mbështetje të Aleancës Kuqezi dhe të nismës së saj patriotike. Për të vijuar me Mjeshtrin e madh të skenës , aktorin Mirush Kabashi, i cili vlerësoi këtë nismë qytetare dhe kontributin e rëndësishëm që Aleanca Kuqezi po jep për çështjen kombëtare. Ai emocionoi të pranishmit duke recituar disa vargje tepër të famshme të të Naim Frashërit.  Në fund të aktivitetit qytetarët firmosën peticionin e Aleancës Kuqezi, duke ju bashkuar mijëra qytetarëve të tjerë që kanë firmosur deri më tani kundër regjistrimit etnik dhe fetar. Duke shprehur mbështetjen e tyre për këtë nismë ligjore, e cila synon të ndryshojë ligjin actual për regjistrimin e popullsisë. Ditët në vijim Aleanca Kuqezi do të jetë në qytetet dhe në fshatrat e tjerë të Shqipërisë, duke synuar që ta kthej këtë nismë në një nismë me mbështetje kombëtare.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen