ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi hap degën në Shkup, mbledh shqiptarët

shkup

SHKUP- Aleanca Kuq e Zi ka krijuar sot degën e saj më të re  në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.
Qindra aktivistë mbushën sot rrugët e Shkupit në shenjë mbështetje të Aleancës Kuq e Zi si dhe të misionit të saj kundër rregjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij duke e cilësuar Shkupin si vendlindjen e Nënë Terezës tha se shqiptarët duhet të jenë faktor stabiliteti në vend dhe rajon, ndaj për këtë arsye interesat kombëtare duhet të vendosen mbi ato partiake.
Gjatë hapjes së degës së re të Aleancës Kuq e Zi në Shkup morën pjesë dhjetra intelektualë të cilët shprehën dëshirën e tyre për tu anëtarësuar në këtë lëvizje.  (e.m/BalkanWeb)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen