ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi Distancohet nga konflikti PD – PS (Kombi mbi interesat e partive politike)

u3_aleanca_kuq_e_zi

Aleanca Kuq e Zi është duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën post-zgjedhore në Shqipëri. Si një lëvizje civile jo-politike, Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të mos bëhet palë me asnjë nga aktorët politik për konfliktet e fundit post-zgjedhore. AK bën thirrje në emër të zërit qytetar, për ruatjen e stabilitetit politik në vend dhe respektimin e të drejtës së votës së lirë në këtë proces të tejzgjatur zgjedhor. Aleanca Kuq e Zi po ndjek me shqetësim situatën e krijuar dhe bashkohet me qëndrimin e BE dhe SH.B.A. për Shqipërinë në respektim të shtetit ligjor.

Pavarësisht hapësirave të ngushta mediatike, Aleanca Kuq e Zi me aktivistët e saj po vazhdojnë misionin e tyre kombëtar për nënshkrimin e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Prioritet i veprimtarisë sonë mbetet kundërshtimi nëpërmjet mjeteve ligjore i praktikës së gabuar të regjistrimit të popullsisë mbi baza të vetëdeklarimit të kombësisë.

Qëndrimi i Aleancës Kuq e Zi për të ardhmen, integrimin, por dhe mbrojtjen e interesave kombëtare është i ndryshëm nga qëndrimi i dy partive të mëdha politike PS e PD. AK nxit institucionet të garantojnë ruajtjen dhe funksionimin e shtetit mbi interesat partiake për pushtet.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen