ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi denoncon skandalin e radhës të politikës shqiptare.

Ardit Collaku

Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë atë çfarë po ndodh në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, që lidhet më marrëveshjen e liberalizimit të vizave midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë. Të gjithë jemi për lëvizjen e lirë, të qytetarëve dhe mallrave, me vendet e BE-së, por mbi të gjitha me fqinjët e rajonit tonë.

Por, sot që ne po flasim, një situatë e nderë prej muajsh vazhdon të mundojë Kosovën. Në veriun e Kosovës, shtetas serbë brenda territorit të Kosovës dhe vetë qeveria serbe kanë bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës brenda territorit të tyre legjitim. Dhe çfarë bën Shqipëria për të mbështetur shqiptarët e Kosovës? I hap rrugët një marrëveshjeje ku, sipas Aleancës Kuq e Zi, duhet të vendoseshin kushte në favor të Kosovës dhe jo të Serbisë.

Kjo është politika e majtë dhe e djathtë shqiptare, kjo është politika e Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, të cilët janë politikanë të një vendi që e ka njohur pavaresinë e Kosovës ndër vendet e para, dhe që sot po liberalizojnë vizat me një shtet, i cili është zotuar se kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet të pavarur. Po realizohet një marrëveshje e liberalizimit të vizave me një shtet si Serbia, e cila i ka bllokuar rrugët shqiptarëve të Kosovës duke i kërcënuar ata, se nëse kalojnë barrikadat do të ndëshkohen.

Diplomacia shqiptare ka dështuar dhe ky nuk është rasti i parë. Kjo diplomaci nuk ka vizion dhe objektiva të qarta për të mbështetur vëllezërit dhe motrat shqiptare në Kosovë. Diplomaci që i është nënshtruar Greqisë dhe Serbisë për interesa personale dhe një politikë perçarëse jo vetëm për kufijtë e Shqipërisë, por edhe të Kosovës.

Historia ka treguar se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë sot, apo ish-Jugosllavinë dikur, janë kushtëzuar gjithmonë nga Prishtina duke favorizuar në mënyrë të padiskutueshme shqiptarët e Kosovës. Sot po ndodh pikërisht e kundërta, shteti Shqiptar dhe politika po i nënshtrohen Serbisë duke fshirë Kosovën, ashtu si iu nënshtruan pa kushte para pak muajsh sërish Serbisë, e cila hoqi simbolet kombëtare të shqiptarëve nga abetaret e dhuruara për minoritetin shqiptar në Serbi.

Ardit Çollaku

2 KOMENTE

Agim

04/11/2011

arrow

Shkrim me vend. Ja skandali i Fundit, Haxhinasto takon Jeremic, Njeriun qe punon nate e dite kunder shqiptareve, por ja qe Shqiperia nuk e ka problem kete.

Kjo eshte nje fyerje gjithe shqiptareve ne Kosove e gjetiu.

http://www.lajmeshqip.com/kombetare/haxhinasto-takon-jeremic-harron-kosoven

Dardani

07/11/2011

arrow

Si nuk i vije turp Mëmë Shqipëri për këtë akt skandaloz, duke shtypur popullin e vetë.
Sidoqoft Shqiptarët e Kosovës e falendërojnë mëmë Shqipërinë për këtë akt madhështor.

“Është duke na dënuar historia”

Ju Shqiptarët e Shqipëris po harroni që keni edhe vllezër, Armiku nuk të bëhet Vëlla.
Po harron dëshmorët e Kombit, familjet e likuiduar, maskarat e shumta që ende edhe sot janë duke vazhdu. Po harrohet 1998-2000, Familja Jashari, Maskarat e shumta, Atdhetarët e shumtë.

Ndërsa ju që i thoni vetit Shqipëtar e bukës bukë ju keni shkelur nderin e të parëve tanë.

Faleminderit

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen