ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi: Regjistrimi i popullsisë, përfundimisht një proces i dështuar

Aleanca Kuq e Zi deklaron se regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni mund të deklarohet përfundimisht një proces i dështuar dhe në dëm të interesave të shqiptarëve në rajon.

Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet degëve të saj në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë konstaton se censusi ka qenë një përpjekje për:

1-     Sllavizimin e Shqipërisë së veriut dhe  helenizimin e Shqipërisë së jugut

2-    Uljen artificiale dhe fshehjen  e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Ballkan

3-    Mospërfshirjen e regjistrimit të pronave të shqiptarëve jashtë kufijve zyrtarë të shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Aleanca Kuq e Zi e konsideron këtë proces antikombëtar, antikushtetues dhe në kundërshtim me standardet europiane dhe për këtë arsye merr përsipër hartimin e një platforme për realizimin në të ardhmen të një regjistrimi popullsie, banesash dhe pronash, ku në thelb të synohet nxjerrja e të dhënave të sakta e të besueshme të numrit real të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan, por edhe ne emigracion, si dhe inventarizimin nëpërmjet këtij regjistrimi të pasurive të paluajtshme të shqiptarëve në trojet etnike. Ky proces do të mundësohet nëpërmjet realizimit të disa tryezave konsultative mes ekspertëve dhe akademikëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe më gjerë.

 

Aleanca Kuq e Zi deklaron një ditë pas përfundimit të afatit zyrtar të censusit dështimin e turpshëm për procesit për helenizimin e Shqipërisë. Mbi 65% e popullsisë e refuzuan regjistrimin e kërkuar nga Athina dhe mbi 25% e popullsisë nuk u trokiti askush në derë për t’i regjistruar pasi:

1. Procesi i censusit ishte i manipuluar dhe plotësohej nga vetë intervistuesit në mijëra raste pa trokitur në dyert e njerëzve.

2. Një banor e plotësonte për gjithë pallatin ose dyqani i lagjes për gjithë banorët

3. Formularët pothuajse nuk shpërndaheshin, por në të shumtën e rasteve plotësoheshin blloqe dhe të dhënat ndryshoheshin në zyrat e ministrit Pollo

4. Rezultati i censusit është i paracaktuar në tavolinë dhe synon të na nxjerrë këtë radhë, vendin më të pasur në Europë edhe përpara Gjermanisë

5. Censi i Shqipërisë përjashtoi të gjithë emigrantët nga procesi i regjistrimit

Aleanca Kuq e Zi fajëson për këtë proces qeverinë shqiptare, mazhorancën parlamentare që e votoi, opozitën shqiptare që e bojkotoi, si dhe çdo parti që abstenoi.  E gjithë klasa politike shqiptare, përfshirë këtu partinë demokratike dhe socialiste morën njollë në historinë e tyre politike duke iu nënshtruar presionit të Athinës zyrtare. Aleanca Kuq e Zi prej nje viti ka denoncuar ditë pas dite shkeljet ligjore dhe kushtetuese që po bënte qeveria shqiptare mbi procesin e regjistrimit të popullsisë. Ne e kemi cilësuar të dështuar CENSUSIN e Shqipërisë pa nisur procesi e jo pasi ka përfunduar zyrtarisht.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen