ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi deklarate per Raportin e Bankes Boterore

Aleanca Kuq e Zi – Shteti po falimenton

 

Aleanca KuqeZi përshëndet raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore ku përfshihet edhe vendi ynë, Shqiperia. Aleanca Kuq e Zi jep alarmin e rrezikut te falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave.

 

Aleanca KuqeZi i bën me dije mbarë opinionit publik se qeveria po shkon drejt shkeljes së ligjit për nivelin e borxhit publik i cili është i miratuar nga Parlamenti Shqiptar. Ky ligj përcakton qartë se niveli i borxhit  publik nuk duhet të kapërcejë nivelin e 60% ndërkohë që sipas raporit të Bankes Botërore, sot Shqipëria është në nivelin e 59,6% të borxhit publik. Duke i shtuar këtij niveli dhe parashikimet e Fondit Monetar Nderkombëtar për rritjen ekonomike të rajonit por dhe vetë Shqipërisë, sipas të cilit kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 2,1%, automatikisht në vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë kapërcyer nivelin maksimal prej 60% të borxhit publik.

 

Gjithashtu Aleanca KuqeZi shpreh shqetësimin për mos respektimin e rekomandimeve të Fondit Monetar Nderkombëtarë i cili i sugjeroi qeverisë në Qershor të këtij viti që të mbante nivelin e borxhit publik nën 60%, madje direktiva ishte për ta ulur deri në 50%. Kujtojmë se një vend fqinj si Maqedonia aktualisht ka nje borxh publik prej rreth 24%, ndërkohë Shqipëria po ecen drejt pikës së mos kthimit e cila do të sillte dhe rënien e ekonomise së vendit duke e bashkuar Shqipërinë me fqinjët Europianë si Italia dhe Greqia, të cilat sot vuajnë pikerisht mos mundesinë e pagesës se interesave të borxhit publik.

 

Një efekt negativ në këtë situatë për Shqipërinë luajnë pikërisht Italia dhe Greqia që janë në krizë të borxheve pasi këto dy vende janë partnerë kryesorë në shkëmbimet tregetare të vendit tonë, përkatësisht Italia mban vendin e parë për tu ndjekur nga Greqia.

 

Aleanca KuqeZi i kërkon qeverisë që të zbatojë maksimalisht dhe me rigorozitet rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Nderkombëtar përsa i përket nivelit të borxhit publik fillimisht por edhe në zbatimin e politikave të kujdesshme fiskale. Rritja ekonomike të parashikohet me shifra reale, shpenzimet e panevojshme të qeverisë të shkurtohen në mënyrë imediate dhe institucionet vendase financiare të flasin me shifra reale dhe të mos genjejnë për qëllime elektorale.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen