ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca KuqeZi, bilanci për vitin 2011

Aleanca Kuq e Zi bën bilancin për vitin 2011

Aleanca KuqeZi u krijua në pranverën e vitit që po lëmë pas, si bashkim i një grupimi qytetarësh, të cilët ishin lodhur dhe mërzitur me politikat denigruese dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, e cila nuk po përllogariste interesat kombëtare dhe ato qytetare.

Ajo i ngjau një mbirjeje dhe çeljeje të natyrshme shoqërore, në një truall ku përpjekja për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Shqipëri, po haste në vështirësi të mëdha.

Shkaku i parë që e këputi këtë zinxhir, ishte shpërfillja e përsëritur ndaj interesit kombëtar si dhe të identitetit kombëtar. Pas një Marrëveshjeje Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, në mjedisin shqiptar ish projektuar një “CENSUS”, i cili ndër statistikat që i kërkoheshin, çonte në një regjistrim etnik e fetar me kritere antiligjore, që do të cënonte identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke iu hapur udha prej një Ligji të Gjendjes Civile me natyrë po aq antikombëtare.

Nuk mund të heshtej më  ndaj një procesi përgjatë dy dhjetvjeçarëve të shekullit që shkoi, ndaj emigracionit në shtetin fqinj jugor, që t’i pritej rruga kësaj kryqëzate të bashkëshoqëruar me ndërrim të emrave të shqiptarëve të emigruar, me një ofrim ekonomik fatal pensionesh në jug të vendit etj.

Aleanca Kuq e Zi u mbështet që në fillim fuqimisht  nga shoqata të ndryshme patriotike, të cilat iu bashkangjitën asaj. Një erë kombëtare filloi të fryjë në të gjithë botën ku ka shqiptarë, të cilët e gjetën veten tek ky shqetësim që u shpërfaq, duke dhënë sinjale se nuk ishte ky i vetmi shkak që Lëvizja po merrte një përhapje dhe energji jetësore.

AK erdh’ e u formësua si një Lëvizje kombëtariste e shoqërore, dhe askurrë si Lëvizje Nacionaliste, me një shpirt doktrine që nuk i bie më qafë asnjë shoqate, lidhjeje apo lëvizjeje tjetër, e aq më tepër, nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilave që në ditët e para e sulmuan atë, e tipizuan dhe e përbuzën.

Në këtë periudhë të shkurtër, shtjella e energjive që u dukën, e opinioneve, argumenteve dhe dëshirave që u hodhën mbi palët e flamurit kuq e zi, nuk ishte vetëm ideali i bashkimit kombëtar, por një spektër i gjerë i zhvillimeve mbarëshqiptare demokratike të shoqërisë së sotme, në mënyrë që fryma shqiptare, energjitë talenti të priren e të vërshojnë për Shqipërinë, drejt mbrothësisë së shenjtë të idealit kombëtar. AK askurrë nuk ka artikuluar një frymë kombëtare sipërore dhe mohuese ndaj fqinjëve. AK e vlerëson këtë tranzicion të mbushur me dështime, sepse në radhë të parë ka munguar orientimi kombëtar.

Ju kujtojmë, se vetëm brenda harkut kohor të një viti:

“Kundërshtuam ndryshimin e kombësisë nga gjykatat në fillim të 2011” ,

“CENSUS-i dhe shtyrja e procesit në 6 muaj nga trysnia e AK”

“ Padia në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të gjendjes civile, ku Kushtetuesja rrëzoi faqezinjtë”

“Gjykata shpall fajtor konsullin grek për dhunimin e varrezave në rrethin e Korçës”

Aleanca KuqeZi kundërshtoi heqjen e simboleve shqiptare në Preshevë dhe propozoi hapjen e shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë, ndërkohë u ngrit kundër ndryshimit të historisë nga presioni turk.

Fushatat: “Një gjuhë,një abetare ”e ”Një komb, një pasaportë” të organizuara në formën e “Workshop-ve “ me figura të njohura, ishin shumë të suksesshme.

Nisma: ” Fol vetëm shqip në Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë” vijoi në tubime të tjera në Diasporë.

AK kërkoi konsull shqiptar në Manastir, si dhe rehabilitimin e godinës ku u mbajt Kongresi i Manastirit.

Mbështetja e minatorëve ne Bulqizë dhe kudo në Shqiperi e veprimi ndaj koncesioneve të huaja skllavëruese u bënë pjesë e kësaj Lëvizjeje.

Po kështu u kundërshtua deklarata e Kryeministrit, i cili iu kundërvu bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Dhe së fundmi, Aleanca KuqeZi nisi fushatën: “1 milion aktivistë kuqezi për 100 vjet pavarësi”

Kanë qënë mbresëlënëse tubimet në Prizren, Prishtinë, New York, Romë dhe Londër, ndërkaq festimi i Ditës së Flamurit ishte kurora e këtij viti.

Mbështetësit janë aradha të tëra shqipatarësh, të cilët i bashkangjiten kësaj lëvizjeje, të pranishëm në kontribute, në nisma dhe propozime shumë efektive, të cilat e kanë bërë Alenacën të rishikojë programin dhe statutin e saj, për ta bërë sa më konkret, gjithnjë me një besueshmëri të lartë dhe të ndërsjellët.

Ky bilanc me një spektër të gjerë, nuk është realizuar deri sot, jo nga ndonjë lëvizje por as nga parti politike, çka tregon se Era e Aleancës Kuq e Zi është plot me jetë. Kjo kërkon një përgjegjshmëri të lartë.

Me sugjerimet e shumta që AK ka përthithur nga tubimet e shumta në shtetin amë, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, ajo po përpunon programin e saj, në të cilin do të pasqyrohen;

(1) Ndryshimin kushtetues dhe të ligjeve të sistemeve elektorale në Shqipëri dhe Kosovë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta. Realizimin e votimit të identifikuar dhe numërimit elektronik të votave si garanci më e lartë e teknologjisë

(2) Realizimin e një kompromisi historik të gjithë faktorëve politikë institucionalë, qeveritarë, joqeveritarë, për ti dhënë fund ndasive, urrejtjes, paralizave dhe konflikteve politike mes institucioneve por dhe pushteteve.

(3) Garantimi i votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

(4) Vendosjen e standarteve që garantojnë pluralizmin dhe rinovimin politik të gjithë pushteteve, nëpërmjet limitimit të mandateve politike dhe institucionale të pushtetit lokal, qëndror dhe partiak. Kryetarët e komunave, bashkive, kryeministri dhe kryetarët e partive të mos zgjidhen më shumë se dy mandate.

(5)Unifikimin e abetareve dhe përgjithësisht të sistemit arsimor në të gjitha shkollat shqipe si dhe financimin e shkollave shqipe kudo që rrezikohet asimilimi i shqipëtarëve, Greqi, Turqi, Itali, SHBA etj.

(6) Ndryshimin e modelit të sistemit të drejtësisë duke i njohur të drejtën publikut për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelët e ulta të rretheve gjyqësore dhe depolitizimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

(7) Strategji kombëtare për zhvillimin e turizmit shqiptar në cdo sezon në zonat bregdetare dhe malore në të gjitha trevat shqiptare.

(8) Politika mbështetëse për biznesin shqiptar dhe reflektimi në sistemin e privatizimeve, prokurimeve, koncesioneve etj, reformën doganore dhe fiskale për favorizimin e sistemit doganor dhe tatimor.

(9) Nxjerjen nga kontrolli politik të televizioneve publike dhe rikthimi i tyre në programacionet me qëllim mbrojtjen e identitetit kombëtar, interesave qytetare dhe informimi i publikut në mënyrë reale dhe të pacensuruar.

(10) Ndryshim tërësor i sistemit të rrënuar shëndetësor dhe korruptiv në një sistem të siguruar e social si dhe përfshirjen e modelit kontraktor pacient-qendër mjekësore.

(11) Krijimin e një kampionati në të gjitha sportet, futboll, basketboll, volejboll etj mes Shqipërisë dhe Kosovës. Unifikimin e festivaleve muzikore, folklorike dhe çdo aktiviteti tjetër artistik.

(12) Numërimi i popullsisë shqiptare në trevat etnike shqiptare si dhe në emigracion, për nxjerrjen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve, si dhe regjistrimi i pronave të paluajtshme brenda apo jashtë kufijve aktualë.

Më 17 Janar të vitit që po vjen, ne do te bëjmë atë që kurrë më parë nuk e ka bërë asnjeri. Do të mblidhemi më të shumtë në qytetin e Krujës në shtëpinë e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ku do të mbulojmë me flamurin gjigand kalanë e Krujës. Në këtë ditë të rëndësishme për historinë, Aleanca KuqeZi do të prezantojë për herë të parë prioritet e programit të saj.

Viti që po hyn e gjen AK në jetësimin e programit dhe të veprimtarive të saj. Objektivi kryesor është që në fund të muajit Maj, kur do të organizohet Kongresi i parë i saj, të ketë një milion veprimtarë kuq e zinj. Tubime në çdo cep të Shqipërisë në fushatën e anëtarësimeve dhe përthithje të opinioneve të tyre. Ndërkohë në 17 janar, do të nisin veprimtaritë në Krujë, ku nga të gjthë anët do të mblidhen, jo pelegrinë, por aktivistë të AK për të përkujtuar pavdekësinë e Gjergj Kastriotit, si një simbol i bashkimit kombëtar.

AK ishte një ide, që erdhi në qiellin shqiptar dhe vetë shqiptarët kërkojnë ta kthejnë atë në vepër.

Arben Kryeziu

4 KOMENTE

jurgeni

30/12/2011

arrow

dhurata be e bukur qe i beri zoti shqiptareve eshte pikerisht kjo levizje , ne menyre te padiskutuar eshte krishti per shqiptaret . krishti ardhi ne kete bote per te shpetuar gjithe njerezimin kurse AK ardhi per te shpetuar shqiperine dhe shqiptaret

VLORA

30/12/2011

arrow

MEQENESE JENI LEVIZJE KOMBETARE DHE JO NACIONALISTE, MEQENESE KERKONI GJITHMONE DREJTESI DHE BARAZI PER SHTETASIT SHQIPTARE BRENDA DHE JASHTE KUFIJVE, PSE NUK PERKRAHNI TE DREJTEN LEGJITIME TE PRONAREVE TE VLORES NE UJIN E FTOHTE QE PO SULMOHEN NGA GARDA E REPUBLIKES, APO JU DHIMSET KARIGJA E KRYEMINISTRIT?

fisnik

30/12/2011

arrow

ajo ishte nje nga dhuratat me te bukura qe zoti na dha per kete vit…aleanca kuq e zi….
do te jem me aleancen kuq e zi deri ne vdekje…..dhe per shqiperi jam gati te jap jeten PROUD TO BE ALBANIA <3

ANESTI

30/12/2011

arrow

mire thote shoku me lart,,,,po keni kellqe, tregoni popullit shqiptar se doni kushtetuten dhe se nuk jeni vegel e Berishes dhe mbroni pronat e qytetareve, kur duket se kreu i drejtesise eshte njekoheshisht edhe kreu juaj. tregoni veten.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen