ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi në Korçë, Spahiu: Zgjidhje kushtetuese kombësisë

15

Është firmosur sot edhe në qytetin e Korçës peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.

Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet peticionit ka kërkuar anulimin e ligjit të gjendjes civile, gjë e cila ndihmon në ndërrimin e kombësisë si dhe shpallje të paligjshme formularëve të regjistrimit me vetëdeklarim etnik. Banorë të qytetit të Korçës kanë përkrahur këtë iniciativë të ndërmarrë nga Aleanca Kuq e Zi.

I pranishëm gjithashtu ka qenë edhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së, icili ka theksuar se është kundër kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.
“Korça i përbuz liritë e amplifikuara, jemi kundër vetëdeklarimit etnik, kundër standarteve selektive, pranda i ftojmë të gjitha palët në një debat”, u shpreh Spahiu.
Ai ka kërkuar të bëhen ndryshime të dy ligjeve në lidhje me kombësinë dhe ka bërë thirrje për zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve që po i bëhen kombësisë.

“Numërimi i besimtarëve është antikushtetues, kërkojmë zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve dhe kjo bëhet me ndryshimin e ligjjit për kombësinë”, ka thënë në fjalën e tij Spahiu.

******

Nisma, Aleanca Kuq e Zi në Qytetin Studenti: Turp shitja e kombësisë

Aleanca Kuq e Zi, në kuadrin e udhëtimit nëpër qytetet e Shqipërisë për mbledhjen e firmave në peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare është ndalur dot në Qytetin Studenti, në kryeqytet.

Në një tubim të organizuar në sheshin “Demokracia”, ka vijuar firmosja e peticionit nga studentët. Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi u shprehën se është e turpshme shtija e kombësisë me para dhe bënë thirrje për regjistrime dhe jo falsifikime.

Kujtojmë se në mënyrë që ky peticion të shndërrohet në një nismë ligjore duhet të ketë mbledhur të paktën 20 mijë firma nga qytetarët.

******

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi ndodhen sot në qytetin e Ebasanit. Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët të nënshkruajnë peticionin kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnike dhe fetare.
Alenaca Kuq e Zi ka vendosur sot të jetë në qytetin e Elbasanit, me rastin e Ditës së Verës, ku do të ketë një numër të madh njerëzish, të cilët kanë vendosur të festojnë në këtë qytet. Sipas Aleancës Kuq e Zi, maratona do të vijojë në çdo qytet, sepse sipas saj nuk do të tolerojnë falsifikime të kombësisë, ku kanë nënvizuar se me anën e këtij peticioni do t’i jepet fund njëherë e mirë falsifikimit të kombësisë shqiptare.
Për t’i bërë edhe këta qytetarë pjestarë të nismës kundër regjistrimit etnik fetar, përfaqësuesit kanë theksuar se është koha për për integritet kombëtar.
Kujtojmë se javën e kaluar, ata kanë qenë të pranishëm në qytetin e Vlorës dhe personi i parë që ka firmosur këtë peticion ka qënë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen