ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Aleanca Kuq e Zi apel qeverisë nga Lushnja për censusin: Ndryshoni formularin.

Lushnjë, 20 shtator 2011

Aleanca Kuq e Zi mbërriti sot në qytetin e Lushnjës, në një forum të hapur me qytetarë, studentë dhe aktivistë, që mbështesin kauzën e kësaj aleance. Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi i bënë thirrje qeverisë, që të ndryshojë formularin e regjistrimit të popullsisë vetëm në dy pikat, të përkatësisë etnike e të besimit fetar. Qeveria të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi të gjitha dispozitat mbi ndryshimin e kombësisë në legjislacionin shqiptar. Ky vendim, sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, ka mundësuar falsifikimin e regjistrave mbi kombësinë dhe manipulimin, ku mijëra shqiptarë  janë tashmë konvertuar në grekë.

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, autoritetet shtetërore e kanë për detyrim zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe natyrisht për rrjedhojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese “për ndryshimin e kombësisë”. Në deklaratën e sotme për shtyp, Aleanca Kuq e Zi bën apel, që regjistrimi i popullsisë duhet të zhvillohet, si një nevojë dhe domosdoshmëri për standartet dhe zhvillimet që po kalon Shqipëria, por ajo bën thirrje, që në këtë formular të mos përfshihen pyetjet për etninë dhe fenë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen