ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK përkujton 5 Majin në familjet e dëshmorëve

11

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, Aleanca Kuq e Zi përkujton ndryshe 5 Majin duke i dhuruar në mënyrë simbolike flamurin cdo familje dëshmori. Për të shprehur mirënjohjen e madhe për gjakun e mijëra dëshmorëve të rënë për atdheun, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi vizituan sot familjen e heroit të popullit Musa Fratari. Familja Fratari dhe mijëra familje të tjera dëshmorësh shprehën mbështetje për nismën e marrë nga AK. Ata kontribuan në këtë nismë duke firmosur peticionin kundra regjistrimit mbi baza etnike e fetare. Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Nuri Dragoi, theksoi se: “AK është pro regjistrimit të popullsisë, por kundër regjistrimit të popullsisë me deklarim etnik dhe fetar për faktin se ky regjistrim po bëhet nën një presion të jashtëzakonshëm nga jashtë por edhe nga brenda me qëllime të mbrapshta për të rritur në mënyrë artificiale numrin e minoriteteve në Shqipëri e për ta kthyer Shqipërinë në një vend multietnik me qëllim shpërbërjen e saj. Por ne, bazuar në ëndrrat e këtyre dëshmorëve dhe gjakun që ata kanë derdhur nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, por do të mundësojmë që regjistrimi në Shqipëri të bëhet ashtu sikundër veprohet në të gjithë vendet e Europës, regjistrim me shtetas shqiptar. Përsa i përket minoriteteve dhe deklarimeve fetare, këto janë cështje që u përkasin institucioneve fetare ashtu sikurse edhe minoritetet mund të gjejnë numrin e tyre në bazë të regjistrave të gjëndjes civile të cilat janë të ruajtur prej 100 vitesh dhe janë shumë të sakta. Aleanca Kuq e Zi nderon këtë ditë në kujtim të dëshmorëve që dhanë jetën për flamurin kuq e zi. Ideali i tyre është kombi dhe jo partitë.”

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen