ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK-ja: Fakte të reja për votimin e censusit në Kuvend

TIRANE– Aleanca “Kuq e Zi” ka bërë sot apel për heqjen e vetëdeklarimit të kombësisë nga formulari për censusin, duke theksuar se proçesi në këtë formë bëhet një rrezik i madh për shkombëtarizimin.

Në një forum të organizuar sot nga AK-ja me praninë e intelektualëve, historianëve, juristëve, akademikëve dhe qytetarëve, Aleanca “Kuq e Zi” publikoi dosierin me fakte, të dhëna dhe informacione të pakundërshtueshme të rrezikut të shkombëtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar. AK-ja publikoi edhe listë-prezencën dhe listë-votuesit e Kuvendit të Shqipërisë, më 07.07.2011, ora 14:08, me të pranishmit në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet qartë manipulimi në proçesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti.

“Zyrtarisht, sipas Kuvendit të Shqipërisë, në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë, ndër të cilët edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri, deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimi është tërësisht e falsifikuar, pasi ne publikuam provat e pakundërshtueshme që dy deputetët ndodheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit, që ne zotërojmë”- thuhet në deklaratë. Gjithashtu, Aleanca “Kuq e Zi” ka bërë thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi çdo dispozitë që rregullonte ligjërisht ndryshimin e kombësive dhe për rrjedhojë, ky koncept duhet të hiqet nga formulari i regjistrimit të popullsisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen