ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve: Fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën

Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve AK bën thirrje që çdo familje në emigracion duhet të ketë abetare. “Fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën. Nënat duhet t’u mësojnë shqipen fëmijëve. Mijëra abetare duhet të shpërndahen në SHBA, Greqi, Itali, Angli dhe Belgjikë”, ka bërë thirrje AK. Në mbështetje të kësaj fushate janë edhe shtëpi botuese dhe biznese.

Sot News

__________________________

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi deklaroi sot se çel fushatën “Fol vetëm shqip”.

Në një komunikim me mediat, përfaqësuesit e AK-së thanë se kjo fushatë do trokasë në çdo derë të familjeve shqiptare që jetojnë në emigracion dhe që kanë lindur apo rritur fëmijët e tyre jashtë tokës mëmë.

Sipas AK-, kjo fushatë do ndërmerret në mënyrë vullnetare në ndihmë të gjithë fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në emigracion dhe që gjuhën mëmë nuk e përdorin fare.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, fushata e Aleancës Kuq e Zi është një fushatë kundër asimilimit të shqiptareve dhe gjuhës së ture në rajon, Europë, madje edhe në kontinentin tjetër.

Aleanca Kuq e Zi ka siguruar përmes bashkëpunimit më një shtëpi botuese mijëra abetare të cilat do të nisën për në Greqi, Itali, Angli, SHBA, Belgjikë, Preshevë, Mitrovicë dhe kudo ku ka shqiptarë.

Më tej Aleanca Kuq e Zi u kërkon mbarë nënave shqiptare që jetojnë në emigrim që fëmijëve të tyre t’u mësojnë gjuhën shqipe si të vetmen gjuhë amtare.

Mësohet se abetaret kuqezi janë në dy gjuhë, në gjuhën shqiptare dhe në gjuhën e destinacionit të tyre, pra, për abetaret që do dërgohen në Itali, këto abetare janë në Italisht dhe në Shqip në mënyrë që fëmijët shqiptarë ta kenë sa më të lehtë për të mësuar ABC-në e gjuhës shqipe.

a.y/NOA

_________________________

TIRANE-Aleanca “Kuq e Zi” ka nisur sot fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”.

Në një deklaratë për shtyp AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.

Sipas Aleancës, fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe ndërsa u ka bërë thirrje nënave t`u mësojnë atyre gjuhën kombëtare fëmijëve të tyre me qëllim që kjo gjuhë mos njohë kurrë vdekje.

Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjeve aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.

“Mbroni shqipen si Arbëreshët, si stërnipat e Skënderbeut “ thekson AK-ja ndërsa u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.

(d.b/BalkanWeb)

__________________________________

Aleanca “Kuq e Zi” ka nisur sot fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”. Në një deklaratë për shtyp AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.

Sipas aleancës fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe ndërsa u ka kërkuar nënave t`u mësojnë atyre gjyhën kombëtare.

Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjeve aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.

“Mbroni shqipen si Arbëreshët , si stërnipat e Skënderbeut “ thekson AK-ja ndërsa u ka kërkuar të gjtihë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.

Ora News

__________________________

Aleanca “Kuq e Zi” ka nisur sot fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”. Në një deklaratë për shtyp, AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.

Sipas Aleancës, fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe, ndërsa u ka kërkuar nënave t`u mësojnë atyre gjuhën kombëtare.

Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjes, aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.

“Mbroni shqipen si arbëreshët, si stërnipat e Skënderbeut,” thekson AK-ja, ndërsa u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.

Tema

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen