ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Deklaratë, AK: Censusi përmbushi dëshirën e Athinës dhe Beogradit

Aleanca KuqeZi reagon ashpër ndaj deklaratës së Drejtoreshës së Institutit të Statistikave, e cila gjatë një deklaratë bëri të njohura të dhënat e para të proçesit të regjistrimit të popullsisë. Aleanca KuqeZi shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për shifrat e publikuara nga INSTAT-i dhe CENSUS, sipas të cilave populli shqiptar me vështirësi arrin në shifrat 3 milionë. Për Aleancën KuqeZi, këto shifra nuk janë asgjë më shumë sesa mashtrime publike dhe keqinformim i opinionit publik, që vjen si rrjedhojë e plotësimit të dëshirës së Athinës dhe Beogradit, të cilët na dëshirojne popullin më të vogël në Ballkan.

Aleanca KuqeZi deklaron se shqiptarët kanë popullsinë më të madhe në rajon, që arrin në 10 milionë. Kombi shqiptar nuk është 3 milion dhe kjo nuk do shumë mend. Qëllimet e Athinës dhe Beogradit për të ulur në maksimum numrin e popullsisë së kombit shqiptar u plotësuan me sukses nga qeveria, e cila shpenzoi 14 milion euro për kapriçot e Athinës dhe Beogradit. Aleanca KuqeZi dënon shifrat e rreme të Instat-it që dëmtojnë maksimalisht interesat e kombit shqiptar dhe mbrojnë interesat e Athinës dhe Beogradit, kur në fakt duhet të ishte krejt e kundërta.

Synimi i Instat-it, me publikimin e shifrave të rreme, është ulja e ndjeshme dhe e qëllimshme e popullsisë dhe për rrjedhojë shifrat e papunësisë do të rezultojnë më të ulta dhe prodhimi i brendshëm bruto do të rritet artificialisht. Aleanca KuqeZi deklaron se me shifrat e publikuara nga Insituti i Falsifikimit të Statistikave u provuan për të disatën herë shqetësimet e AK-së për të gjitha fazat e proçesit, që nga hartimi i ligjit e deri tek shifrat e rreme, që do të ulnin me qëllime antishqiptare numrin e kombit shqiptar në rajon.

Aleanca KuqeZi ka deklaruar dhe denoncuar javë më parë se proçesi i regjistrimit të popullsisë nga INSTAT-i ishte i cunguar, ku anketuesit ishin nga e njëjta familje për të zhdukur gjurmët e abuzimit, ku pyetësorin e kanë plotësuar shitësit ambulantë për të gjithë pallatin dhe lagjen, ku lapsat u përdoren në vend të stilolapsave, e ku ende sot anketuesit e Instutit të Falsifikimit të Shifrave nuk kanë trokitur në çdo derë shqiptari.

Aleanca KuqeZi falënderon mbarë popullin shqiptar, i cili mbështeti dhe veproi me dinjitet duke kundërshtuar funksionarët e shtetit shqiptar, të cilët shpërfillen dhe injoruan 30 mijë firmëtarët e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, dhe akoma më keq nuk respektuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili nxori të pavend dhe antikushtetues termin “Kombësi” të përdorur nga qeveria e gjunjëzuar ndaj rekomandimit të 13-të të Athinës dhe Beogradit.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen