ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

133 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Spahiu: Imediate platforma kombëtare

l-prizrenit-133

Sot në 133-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka qenë e pranishme edhe Aleanca Kuq e Zi. Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar anëtarët e kësaj lëvizje organizuan një forum me intelektualë, akademikë, historianë, sportistë dhe figura të tjera të njohura shqiptare.
Në fjalën e tij nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu sqaroi se pikërisht kjo lidhje bëri të ndjehet fort zëri i shqiptarëve dhe dëshira e tyre për të krijuar një shtet të pavarur, ndërsa kërkoi që autoritetet shqiptare dhe kosovare të hartojnë së bashku strategji për të ardhmen e cështjes kombëtare.

“Lidhja e Prizrenit nuk paraqet për shqiptarët vetëm vlera historike, por flet qartë dhe pastër për vlerat politike dhe juridike që ka një organizim i tillë”, tha Spahiu në nisje.

Duke e vënë theksin tek mungesa e një platforme të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë për cështjen kombëtare, Spahiu nënvizoi se, është nevojë urgjente për kombin shqiptar dhe për dy shtetet shqiptare që të këtë një program të qartë dhe paraprak për cështjen kombëtare, një program gjithëpërfshirës, i cili të konsultohet dhe të përfshijë të gjithë opinionin publik shqiptar dhe që të përmbajë një platformë për të ardhmen e përbashkët”, nënvizoi Spahiu.

Sic deklaroi Spahiu, kjo është një cështje që duhet zgjidhur tani, nuk pret dhe nuk mund të shtyhet.
“Më në fund ka ardhur koha që politika shqiptare, por në cdo rast shoqëria shqiptare të konkludojë në një platformë për të ardhmen e kombit dhe interesave kombëtare brenda dhe jashtë shteteve shqiptare dhe kjo cështje nuk mund të presë dhe nuk mund të shtyhet”, shtoi nënkryetari i KLD-së.

Duke u ndalur tek Kosova, Spahiu theksoi se “Sovraniteti i një shteti të ardhshëm duhet të kalojë nëpërmjet vullnetit dhe vendimmarrjes së shtetit shqiptar dhe jo nëpërmjet Beogradit e Athinës, të cilat kanë qënë gjithmonë pak dhe aspak dashamirëse, në interesat e tyre kundrejt kombit shqiptar”.

Dita e sotme, sipas Spahiut duhet t’i kujtojë cdo shqiptari nevojën imediate për të punuar dhe për të pasur mendime të përbashkëta për cështjen kombëtare. Kombi shqiptar sipas tij, me një histori të përbashkët, gjuhë e kulturë të përbashkët së fundmi duhet të synojë një të ardhme të përbashkët: Europën.
“Kjo ditë sot më 10 qershor dhe ky vend, Prizreni, na kujton dhe rifreskon se si cështjet dhe interesat kombëtare janë sot pas më shumë se 130 vjetësh, tërësisht aktuale ashtu sic kanë qënë edhe dje. Kjo ditë na frymëzon dhe mbush me shpresë se kombi shqiptar është i aftë, por edhe ka nxjerrë nga gjiri i vetë, njerëz të cilët janë në gjendje të mendojnë dhe punojnë për interesat kombëtare dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”, nënvizoi Spahiu./B.W /

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen